Showbiz

‘Kjo është përgjigja ime pasi u përdhunova’, aktorja shfaqet nudo në tapetin e kuq (FOTO)

Rose McGowan ka zgjedhur të shfaqet pothuajse nudo, me një fustan rrjete që i shfaq çdo gjë!
Featured image of article: ‘Kjo është përgjigja ime pasi u përdhunova’, aktorja shfaqet nudo në tapetin e kuq (FOTO) Aktorja, Rose McGowan .

Rose McGowan u kthye në qendër të vëmendjes pasi u paraqit në çmimet MTV VMA e zhveshur. Ajo ka zbuluar se zgjodhi të vijë në këtë paraqitje për një arsye. E gjithë veshja ishte një përgjigje ndaj sulmit seksual të regjisorit, Harvey Weinstein, e ndodhur sipas saj, kohë më parë.

“Ndihesha si Russell Crowe tek filmi ‘Gladiatori’, kur del në ring dhe thotë: A nuk u argëtuat mjaftueshëm? Prandaj e vesha. Kjo ishte përgjigja ime ndaj sulmit. Sigurisht, në atë kohë nuk kishte as ‘Twitter’ dhe as ‘Instagram’, nuk kishte mënyra të shumta shprehjeje”- ka thënë aktorja Rose McGowan.

Aktorja është një nga femrat e para që flet kundër producentit Weinstein dhe ka thënë se ajo ishte e përdhunuar nga manjati i Hollivudit në vitin 1997. Por, thuhet se të dy arritën një marrëveshje pajtimi prej $ 100,000 që “nuk duhej interpretuar si pranim”, sipas dokumenteve ligjore. Weinstein ka kohë që e ka mohuar se ka përdhunuar yllin e “Scream”.

Burimi: ET

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment