Aktualitet

Kjo është e plagosura tjetër, Nervida Garunja, një nga të mbijetuarat e aksidentit të rëndë që rrëfeu manovrat e shkaktarit

FOTO
Nervida bashkë me Denisa Dibrën ndodhen të shtruara në spitalin e Traumës. Ajo rrëfeu dhe për manovrat që bënte shkaktari i aksidentit tragjik, Behar Pema, i cili tashmë është në pranga.
Featured image of article: Kjo është e plagosura tjetër, Nervida Garunja, një nga të mbijetuarat e aksidentit të rëndë që rrëfeu manovrat e shkaktarit Nervida Garunja

TIRANË– Fotoja që po shikoni tregon një nga vajzat që i mbijetoi aksidentit tragjik në daljet të tunelit të Krrabës. Nervida Garunja, 23 vjeç, ishte ulur në vendin e parë, si pasagjere, ndryshe nga Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia të cilat ishin ulur pas dhe humbën jetën.

Nervida bashkë me Denisa Dibrën ndodhen të shtruara në spitalin e Traumës. Ajo rrëfeu dhe për manovrat që bënte shkaktari i aksidentit tragjik, Behar Pema, i cili tashmë është në pranga.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dibra ishte në timon në momentin që ndodhi aksidenti tragjik. Katër vajzat po udhëtonin në automjetin e llojit “Golf” në momentin që u përplasën nga pas nga një automjet “Mercedez Benz”, në timonin e të cilit ishte 58-vjeçari Behar Pema. Ky i fundit është vënë në pranga, pasi ka rezultuar se ishte në gjendje të dehur dhe po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment