Aktualitet

“Kishte vënë kapuç në këtë vapë”, zbardhet dëshmia e Policit të Shqiponjave: Ja si e pikasa Orges Bilbilin, e tradhtoi veshja

Një kapuç dhe xhup i trashë bashkë me veshjen sportive ka qenë arsyeja e ndalimit parësore, bashkë me çantën e krahut të cilën e mbante tejet ngjitur.
Featured image of article: “Kishte vënë kapuç në këtë vapë”, zbardhet dëshmia e Policit të Shqiponjave: Ja si e pikasa Orges Bilbilin, e tradhtoi veshja Momentet kur arrestohet Orges Bilbili

TIRANE- Dosja.al zbardh pjesërisht dëshminë e efektivit me motorr të Patrullës Shqiponja i cili ka pikasur Orges Bilbilin, autorin e masakrës së Lushnjes teksa bënte xhiro në kohë karantine nëpër Tiranë.

Një kapuç dhe xhup i trashë bashkë me veshjen sportive ka qenë arsyeja e ndalimit parësore, bashkë me çantën e krahut të cilën e mbante tejet ngjitur. “E pashë teksa po kalonte në rrugë, isha me motorr duke patrulluar në zonë. Pashë një djalë sportiv me kapuç në kokë, ndërkohë që temperaturat dhe moti është i nxehtë. Dyshova dhe i kërkova të ndalonte, për t’i kërkuar autorizimin e daljes dhe kartën e identitetit. Vura re se mbante çantën shumë afër. Nuk pranoi dhe u largua”-, është shprehur polici në dëshminë e tij. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mesditën e kësaj të premteje, Orges Bilbili, një nga autorët e masakrës së Lushnjes, dhe pjesë e bandës së Lushnjes, është plagosur me armë zjarri nga një efektiv i policisë Shqiponja. Bilbili u pikas duke ecur në zonën e Xhamllikut, dhe ka kundërshtuar urdhërin e Policit për t’i paraqitur kartën e identitetit. Në këtë moment ai ka vrapuar dhe ka nxjerrë nga çanta një armë zjarri. Pasi e ka ndjekur, polici e ka paralajmëruar të ndalojë por Bilbili i ka thënë se do e qëllojë nëse nuk largohet. Efektivi ka qëlluar një herë në ajër, më pas e ka plagosur në këmbë. Për pasojë është plagosur edhe një grua aksidentalisht. Të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.

(F.g./dosja.al)

Shto Koment