Sport

“Kishte simptoma të ftohjes”, mjeku i Suedisë jep lajmin e keq, ylli i ekipit ka rezultuar pozitiv me COVID-19

Sulmuesi i Juventusit, Dejan Kulusevski ka rezulutar pozitiv me Covid. Kjo u konfirmua nga trajneri i Suedisë Janne Andersson
Featured image of article: “Kishte simptoma të ftohjes”, mjeku i Suedisë jep lajmin e keq, ylli i ekipit ka rezultuar pozitiv me COVID-19 Suedia

SUEDI-Pas futbollistit spanjoll Busquets, një rast i ri i pozitivitetit të COVID-19 godet Euro 2020 disa ditë nga fillimi. Sulmuesi i Juventusit, Dejan Kulusevski ka rezulutar pozitiv me Covid. Kjo u konfirmua nga trajneri i Suedisë Janne Andersson. “Ne nuk do të thërrasim tjetër futbollist – shpjegoi ai – shpresojmë që Dejan të mund të bashkohet përsëri me ekipin pas ndeshjes kundër Spanjës”. Suedia do të debutojë të hënën me 14 qershor kundër Furisë së Kuqe.

Mjeku i kombëtares suedeze shpjegoi se si u zbulua pozitiviteti i futbollistit. “Këtë mëngjes, Dejan Kulusevski informoi ekipin mjekësor se ai kishte simptoma të ftohjes – tha Dr. Valentin -, ai menjëherë u testua për koronavirus dhe rezultati ishte pozitiv. Që atëherë, Dejan është mbajtur i izoluar nga pjesa tjetër e spitalit dhe mbeti në Stokholm ndërsa pjesa tjetër e ekipit u zhvendos në Gothenburg “.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment