Bota

Kishte orën e mësimit, piloti praktikant bën uljen emergjente në aeroportin Jandakot

 Një student, praktikant si pilot në një avion me dy vend ka bërë ulje dramatike emergjente në Aeroportin Jandakot, në Australi, teksa po mësonte për herë të parë nga instruktori i tij.
Featured image of article: Kishte orën e mësimit, piloti praktikant bën uljen emergjente në aeroportin Jandakot Foto ilustruese

AUSTRALI- Max Sylvester, i cili ështërreth 30vjeç  u praktikua pak më shumë se një orë në mësimin e tij të shtunën pasdite, pasi kuptoi se ishte vetëm në kontrollet e Cessna të vogël. Por jo çdo gjë shkoi ashtu siç ai e kishte menduar, pasi u vu në rrezik jeta e tij dhe e instruktorit.

“Ai u mbështet mbi shpatullën time, unë përpiqesha ta mbaja lart, por ai vazhdonte të bjerë poshtë,” shprehet Z. Sylvester.

Ishte mësimi i parë i Z. Sylvester në një dy vend, ndërsa gruaja e tij dhe tre fëmijët e shikonin nga toka.

Operatori i trafikut ajror e mbajti kursantin teksa po fliste për një ulje emergjence.

“A dini si ta përdorni aeroplanin?” pyet operatori.

“Ky është mësimi im i parë,” i thotë Z. Sylvester.

Ne duam të kuptojmë se ku je aktualisht,” thotë operatori.

“Ju jeni duke bërë një punë vërtet të shkëlqyeshme. E di që kjo është me të vërtetë stresuese. Por ju do të bëni një punë të mrekullueshme dhe ne do t’ju ndihmojmë ta ulni avionin në tokë.”- shprehet ai.

Kontrolluesi i shpjegon Z. Sylvester se si të zvogëlojë shpejtësinë e aeroplanit, pastaj diskuton uljen.

“A keni ulur ndonjë avion më parë?” pyet ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Jo, nuk kam ulur,” përgjigjet z. Sylvester.

Epo instruktori im i fluturimit tha që unë isha studenti më i mirë që ai do të kishte,” përgjigjet Z. Sylvester.

Më në fund ai u ul në mënyrë të sigurt pas afro një ore. Ndërsa instruktori i tij është jasht rrezikut për jetën në spital.

Por fluturimi i tyre mund të kishte shkuar edhe më keq se kaq.

Chuck McElëee, pronar dhe operator i Air Australia International, tha se ai nuk kishte parë një situatë si kjo në 28 vitet e tij që drejtonte shkollën e fluturimit.

Max Sylvester

“Kjo mund të kishte shkuar edhe më keq,” tha ai.

“Por gjithçka funksionoi si duhet, kryesisht për shkak të bashkëpunimit të mes tyre,  faktit që ai ishte student, se ai ishte i përkushtuar dhe ai e dinte se çfarë po bënte dhe ai e tërhoqi atë,  dhe i shpëtoi jetën.

 Burimi: abc

A.C/Dosja.al

Shto Koment