Aktualitet

Kishte mbushur makinën me drogë, arrestohet 41-vjeçari në Krujë

Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se është finalizuar operacioni “Verjon” dhe është arrestuar shtetasi L.GJ., i dënuar më parë për vjedhje.
Featured image of article: Kishte mbushur makinën me drogë, arrestohet 41-vjeçari në Krujë Droga e sekuestruar

KRUJË- Policia e Krujës ka vënë në praga një 41-vjeçar pasi është kapur duke trafikuar me makinën e tij 41 kilogramë drogë e llojit kanabis sativa. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se është finalizuar operacioni “Verjon” dhe është arrestuar shtetasi L.GJ., i dënuar më parë për vjedhje.

Më tej shtohet se ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur Verjon, Njësia Administrative Nikël, Krujë, në tentativë për të transportuar 41 kg cannabis sativa, sasi e cila u gjet gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit tip “Benz” që ky shtetas drejtonte.

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Verjon”. Operacioni nga Policia e Krujës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Fushë Krujë. Sekuestrohen 41 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Vihet në pranga drejtuesi i mjetit që transportonte lëndën narkotike. Shpallet në kërkim pronari i mjetit. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, shërbimet e Policisë, pasi kanë marrë informacion se një shtetas po transportonte një sasi lënde narkotike në drejtim të fshatit Luz, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Verjon”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Si rezultat i operacionit, rreth orës 23:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Fushë Krujë, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Gj., 41 vjeç, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë, i dënuar më parë për vjedhje. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur Verjon, Njësia Administrative Nikël, Krujë, në tentativë për të transportuar 41 kg cannabis sativa, sasi e cila u gjet gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit tip “Benz” që ky shtetas drejtonte.

Në përfundim të veprimeve u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna për kapjen e pronarit të mjetit, shtetasit G. T., banues në fshatin Zallë, i cili i kishte dhënë mjetin shtetasit të kapur në flagrancë duke transportuar lëndën narkotike. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment