Aktualitet

Shërbime ‘ekstra’ për 5 mijë-30 mijë lekë/ Ofronte masazhe tailandeze, kjo është qendra që u kthye në vatër prostitucioni, pranga menaxherit! 4 vajza në hetim, i rekrutoi nga njoftimet në gazeta

  • Masazhe dhe …’happy end’ për 30 mijë lekë të reja, vajzat kryenin seks me klientë të ZGJEDHUR dhe të HUAJ
  • Menaxheri i një qendre masazhi në Tiranë, Fatjon Hyka ka rënë në pranga për shfrytëzim prostitucioni. Ai rekrutonte vajza nëpërmjet njoftimeve në gazetë me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronte ato që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale. 4 nga vajzat janë nën hetim por në gjendje të lirë.
    Featured image of article: Shërbime ‘ekstra’ për 5 mijë-30 mijë lekë/ Ofronte masazhe tailandeze, kjo është qendra që u kthye në vatër prostitucioni, pranga menaxherit! 4 vajza në hetim, i rekrutoi nga njoftimet në gazeta Foto ilustruese
    Përditësuar:

    TIRANË– Menaxheri i një qendre masazhi në Tiranë është prangosur nga Policia e Shtetit pasi biznesin e tij e kishte kthyer në një “çerdhe prostitucioni”. Në prangat e Policisë ka rënë 35-vjeçari nga Tirana, i identifikuar si Fatjon Hyka, i cili rekrutonte femra nëpërmjet njoftimeve në gazetë me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronte ato që të ofronin edhe shërbime seksuale ndaj klientëve. 

    Bëhet fjalë për qendrën “Delir”, e cila pretendon se ofronte shërbime masazhi suedez e tailandez, e vendosur në zonën e sheshit “Wilson” në kryeqytet.

    Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pjesë e skemës ishin një grup vajzash, që pranonin të kryenin marrëdhënie seksuale me klientë shqiptarë, por shumica e tyre kanë qenë të huaj kundrejt pagesës. Vlera e pagesës që merrej nga klienti varionte nga 5 mijë deri në 30 mijë lekë të reja për çdo klientë, shifër e cila varej nga shërbimi që kërkonin.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    35-vjeçarti Hyka akuzohet për veprën penale “Prostitucioni”, ndërsa nën hetim por në gjendje të lirë edhe 4 vajzat e punësuara në këtë qendër, të cilat kanë treguar me detaje procesin e tyre të punës.

    Kjo nuk është hera e parë që zbulohet se një qendër masazhi është e kthyer në një vatër të nxehtë të shfrytëzimit të prostitucionit, pasi edhe më parë Policia e Shtetit ka ushtruar operacione të ngjashme.

    (k.m/dosja.al)

    • 16:39

      “Shërbime ekstra”/ Kjo është qendra e masazhit ‘Delir’ në Tiranë që ishte shndërruar në ‘fole’ prostitucioni (FOTO)

      ‘Delir’  është qendra e masazhit, e cila ishte kthyer në një vatër prostucioni ku krahas shërbimeve të zakonshme, ku vajzat ofronin edhe shërbime ekstra. Qendra ndodhet pranë  shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, më kryeqytet.

      Qendra Delir
    • 14:10

      Rrëfime të vajzave që punojnë prostituta: Klienti kërkoi marrëdhënie, por e telefonoi e fejuara

      “Në orën 19.00 në qendër erdhi një klient. Fillimisht kërkoi masazh, pasi bëri masazh klienti kërkoi marrëdhënie. Në këtë moment e telefonoi e fejuara dhe i kërkoi të flasë me kamera dhe klienti doli me shpejtësi nga qendra pa kryer aktin seksual, kurse në krevat la 5 mijë lekë”.

      Ky është rrëfimi para policisë i masazhatores me emrin e shkurtuar K, e cila u kap në flagrancë nga policia në qendrën e masazhit në kryeqytet, ndërsa më vonë nga rrëfimet u zbuluan edhe vajzat të tjera që kryenin të njëjtat shërbime.

      Për përdorimin e qendrës së masazhit si qendër prostitucioni policia arrestoi pronarin e saj F.H, një 35-vjeçar që mohon të ketë dijeni se çfarë ndodhte brenda biznesit të tij. Por njëra nga masazhatoret rrëfen se pikërisht punëdhënësi i kishte kërkuar nder që veç masazhit, ajo të ofronte shërbime seksuale edhe te shokët e tij që paraqiteshin në qendër dhe kërkonin marrëdhënie seksuale apo seks oral. Policia sipas burimeve të gazetës Si ka sekuestruar bllokun e shënimeve me shkrim dore, ku secila nga vajzat masazhatore shkruante oraret se kur do të shërbente dhe se ku ajo ishte e gatshme për të qenë aty.

      Qendra sipas policisë gjendet në rrugën Marko Bocari dhe kontrollet e qendrave të tilla ka disa muaj që kanë nisur, që kur gazeta Si nisi denoncimin e përdorimit të këtyre qendrave edhe për shërbime të tjera. Madje, në një rast jozyrtarisht policia pohon për gazetën Si se infiltroi një agjent që sapo i është propozuar nga punonjësja shërbim ekstra, në këto ambiente kanë mësyrë edhe agjentët e tjerë për të kryer kontroll dhe më tej referimin e çështjes në prokurori.

      Rasti i fundit

      Por ndonëse policisë për ta kopsitur dosjen i duhet të kontrollojë në koshin e plehrave ku edhe referohet se çfarë gjendet aty përfshi edhe prezervativët, në zbulimin e fundit është kërkuar edhe sekuestrimi i kamerave të sigurisë që tregon se si punonjëset afrohen pas seancave pranë koshit të plehrave për të hedhur sende që më pas konfirmohet që janë prezervativë.

      Vajza me inicialet E. P rrëfehet për policinë edhe për çmimet dhe për ofertat që nga full bodi që ato e njohin si të tillë deri te shërbime të tjera seksuale. “Ka pasur raste kur F. më ka marrë dhe më ka kërkuar t’u bëj masazh shokëve të tij. Pagesa e klientëve për marrëdhënie seksuale shkonte 7 mijë lekë, ndërsa për seks oral dhe masturbim nga 2 mijë deri në 3 mijë lekë.

      Shtetasja U. M po ashtu e dyshuar nga policia se punonte si prostitutë tregon gjithashtu detaje. “Në një rast F. na kërkoi mua dhe K. që t’u bënim shërbime dy shokëve të tij, por nuk pranova pasi njëri prej tyre ishte i dehur. Pasdite erdhën katër klientë, por nuk gjendesha në punë, pasi aty ishin K dhe E”.

      Masazhatorja tjetër E. Gj pranon ofrimin e shërbimeve seksuale, çka e ka bindur policinë se ka informacionin e plotë për të prangosur pronarin. “Pasi komunikova me pronarin ramë dakord që rroga të ishte 30 mijë lekë në muaj. Për shërbimet e tjera ekstra do kisha pagesë tjetër. Por unë ofroja video në snapchat, janë video erotike që ua dërgoja personave të ndryshëm që më paguanin më pas në numrin tim të llogarisë. Kam pasur marrëdhënie të ndryshme me persona të ndryshëm që nuk i njoh, që më kanë kontaktuar përmes telefonit”, thotë ajo.

      Rrëfimet vazhdojnë më tej edhe nga masazhatorja K. P, ndërkohë që policia thotë jozyrtarisht se në xhepat e disa prej vajzave janë gjetur edhe vlerat monetare ashtu sikundër edhe në recepsion.

    • 12:10

      Masazhe dhe …’happy end’ për 30 mijë lekë të reja, kush është administratori i çerdhes së prostitucionit tek ‘sheshi Willson’, vajzat kryenin seks me klientë të ZGJEDHUR dhe të HUAJ (EMRI+SKEMA)

      Fatjon Hyka është arrestuar nga Policia e Tiranës, si tutori i një grupi vajzash që kryenin shërbime prostitucioni në zonën e sheshit “Wilson” në kryeqytet. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pjesë e skemës ishin një grup vajzash, që pranonin të kryenin marrëdhënie seksuale me klientë shqiptarë, por shumica e tyre kanë qenë të huaj kundrejt pagesës. Vlera e pagesës që merrej nga klienti varionte nga 5 mijë deri në 30 mijë lekë të reja për çdo klientë. Qendra e prostitucionit ishte brenda një qendre masazhi, ku krahas shërbimeve të zakonshme, vajzat ofronin edhe ‘happy end’, (shërbime seksuale). Administratori i qendrës, 35-vjeçari Fatjon Hyka i rekrutonte vajzat përmes gazetës ku njoftonte për vende pune në një qendër masazhi. Punonjëset që fitonin vendin e punës ishin nga 20 deri në 30 vjeç.

      Pronesia e qendres
    • 8:37

      Prostitucion në qendrën e masazhit në Tiranë, në pranga menaxheri 35-vjeçar/ Rekrutonte vajza me njoftime në gazetë, nën hetim 4 punonjëset e tij

      Menaxheri i një qendre masazhi në Tiranë është prangosur nga Policia e Shtetit pasi biznesin e tij e kishte kthyer në një “çerdhe prostitucioni”. Në prangat e Policisë ka rënë 35-vjeçari nga Tirana, i identifikuar si Fatjon Hyka, i cili rekrutonte femra nëpërmjet njoftimeve në gazetë me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronte ato që të ofronin edhe shërbime seksuale. Gjatë operacionit, janë marrë nën hetim edhe 4 punonjëset e tij.

      NJOFTIMI I PLOTË:

      Tiranë

      Goditet një tjetër rast në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion. Vihet në pranga, për shfrytëzim prostitucioni dhe për përshtatje të qendrave të masazheve për shfrytëzim prostitucioni, menaxheri i një qendre masazhi. Procedohen penalisht dhe 4 shtetase, për veprën penale “Prostitucioni”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se disa shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion nga menaxheri i një qendre masazhi, kanë organizuar punën për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi. Në bazë të provave të grumbulluara, si rezultat e një pune disamujore, u kap dhe u vu në pranga shtetasi F. H., 35 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, në cilësinë e menaxherit të qendrës të masazhit, rekrutonte femra nëpërmjet njoftimeve në gazetë, me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronte ato që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht edhe 4 shtetase të punësuara në këtë qendër, për veprën penale “Prostitucioni”. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

    Shto Koment