Showbiz

‘Kishte humbur afatin e regjistrimit të votuesve’/Tërhiqet Kanye West, nuk do të kandidojë për president të SHBA-ve

Steve Kramer, një anëtar i ekipit të fushatës së West, i tha Intelligencer se reperi vendosi të mos garonte në zgjedhje.
Featured image of article: ‘Kishte humbur afatin e regjistrimit të votuesve’/Tërhiqet Kanye West, nuk do të kandidojë për president të SHBA-ve Kanye West

AMERIKE– Kanye West thuhet se ka braktisur garën presidenciale të vitit 2020 në më pak se dy javë pasi njoftoi kandidaturën e tij për Shtëpinë e Bardhë.

Steve Kramer, një anëtar i ekipit të fushatës së West, i tha Intelligencer se reperi vendosi të mos garonte në zgjedhje.

Kramer pretendon se West është tashmë “jashtë gare” pasi themeluesi i Yeezy-t kishte punësuar 180 njerëz staf, me pagesë dhe vullnetarë, për ta ndihmuar atë të sigurojë firmat e nevojshme.

Kramer nuk ka specifikuar arsyet e tërheqjes së West, por u shpreh se do t’i bëjë të ditura më vonë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fushata presidenciale e Kanye West u ‘godit’ pothuajse menjëherë, pasi u zbulua se ai kishte humbur tashmë afatin e regjistrimit të votuesve në gjashtë shtete.

“Tani duhet ta realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin tonë dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë,” kishte shkruar West në Twitter.
“Unë po kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara!”, shtoi ai.

Reperi fitoi mbështetje nga përdoruesit e rrjeteve sociale, përfshirë edhe Elon Musk.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment