Sport

“Kishte goditur kokën disa ditë para vdekjes,askush nuk e vizitoi”, zbulohen detaje lidhur me çështjen Maradona

Baque shtoi se Maradona nuk ishte "në një vend të përshtatshëm", se nuk kishte asnjë mjek të përgjithshëm ", dhe se" administrimi i barnave ishte përgjegjësi e psikiatrit
Featured image of article: “Kishte goditur kokën disa ditë para vdekjes,askush nuk e vizitoi”, zbulohen detaje lidhur me çështjen Maradona Maradona

ARGJENTINË-Detaje të reja dalin në lidhje me vdekjen e Diego Armando Maradonës: disa ditë para vdekjes së tij ai ishte rrëzuar dhe kishte goditur kokën. Për ta zbuluar këtë detaj ka folur Rodolfo Baquè, avokat i infermieres Dahiana Gisela Madrid që u kujdes për Pibe de Oro gjatë rehabilitimit të tij: “Nuk ishte një goditje shumë e fortë dhe kishte të bënte me anën e djathtë, jo atë të operacionit.

Askush nuk thirri një klinikë, mbase nga zgjedhja e vetë Maradonës. Por ai nuk ishte në gjendje të merrte një vendim se çfarë të bënte, ai u mbyll në dhomën e tij për tre ditë “.Baque shtoi se Maradona nuk ishte “në një vend të përshtatshëm”, se nuk kishte asnjë mjek të përgjithshëm “, dhe se” administrimi i barnave ishte përgjegjësi e psikiatrit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Rrahjet e zemrës së tij tejkaluan parametrat normal: “Ai kishte 115 rrahje në minutë dhe një ditë para se të vdiste ai kishte 109, kur dihet se një pacient me probleme koronare të zemrës nuk mund të kalojë 80 rrahje.” Trupi i tij nuk po jepte shenja, po dërgonte sinjale por ai nuk u ndihmua me asnjë ilaç. Maradona mund të ishte pranuar në klinikën më luksoze në botë, por përkundrazi ai u mbajt në një vend të papërshtatshëm. Nëse ai nuk do të kishte qenë atje ai ndoshta do të ishte akoma gjallë ” – ka thënë Baqué

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment