Aktualitet

Kishte fshehur “TT” tek xhepi i derës, arresohet i riu nga Shijaku, qarkullonte me armë e me “Benz”

I riu u ndalua teksa po qarkullonte me një mjet tip "Mercedez Benz", i cili rezultoi me targa të vjedhura ndërsa brenda, e vendosur në derë u gjet edhe arma.
Featured image of article: Kishte fshehur “TT” tek xhepi i derës, arresohet i riu nga Shijaku, qarkullonte me armë e me “Benz” Foto ilustruese

DURRËS– Policia e Shijakut ka arrestuar një 21-vjeçar të identifikuar si Geri Metaj, i cili lëvizte me armë zjarri pa leje.

I riu u ndalua teksa po qarkullonte me një mjet tip “Mercedez Benz”, i cili rezultoi me targa të vjedhura ndërsa brenda, e vendosur në derë u gjet edhe arma. Bashkë me armën tip “TT”, 21-vjeçarit iu gjet dhe u sekuestrua dy karikatorë me 14 fishekë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shijak/Durrës

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me automjet me targa të vjedhura dhe mbante armë zjarri me vete, kapet dhe arrestohet në flagrancë 21-vjeçari me precedent të mëparshëm penal.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri dhe municion luftarak.

Shërbimet e Operacionales në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, arrestuan në flagrancë shtetasin:

G. M., 21 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Sallmone”, Shijak, kanë ndaluar mjetin tip “Mercedez Benz”, i cili rezultoi me targa të vjedhura, me drejtues shtetasin G. M. dhe pas kontrollit të ushtruar, në derën e automjetit u gjet një armë zjarri pistoletë “TT”, me dy karikatorë me 14 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Shto Koment