Aktualitet

Kishte dalë për ajër në ballkonin e tij, 50-vjeçari nga ‘Xhamlliku’ dëshmitar i kapjes së Orges Bilbili, sapo pa armët mori telefonin dhe…

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se gjithë skena e ndjekjes dhe e plagosjes është parë nga një 50-vjeçar, i cili kishte dalë në ballkonin e banesës së tij.
Featured image of article: Kishte dalë për ajër në ballkonin e tij, 50-vjeçari nga ‘Xhamlliku’ dëshmitar i kapjes së Orges Bilbili, sapo pa armët mori telefonin dhe… Foto ilustruese

TIRANË– Mesditën e sotmë në Tiranë, është zhvilluar një skenë që është e zakonshme në filmat Hollywood-ianë, ku edhe u kap i shumëkërkuari Orges Bilbili. Për disa minuta, efektivi i Shqiponjave e ka ndjekur me vrap, teksa Bilbili herë pas herë i tregonte armën.

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se gjithë skena e ndjekjes dhe e plagosjes është parë nga një 50-vjeçar, i cili kishte dalë në ballkonin e banesës së tij. Menjëherë sapo ka pikasur armët, qytetari ka telefonfuar Policinë, edhe pse efektivi kishte kërkuar po ashtu përforëcime nëpërmjet radios.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mesditën e kësaj të premteje, Orges Bilbili, një nga autorët e masakrës së Lushnjes, dhe pjesë e bandës së Lushnjes, është plagosur me armë zjarri nga një efektiv i policisë Shqiponja. Bilbili u pikas duke ecur në zonën e Xhamllikut, dhe ka kundërshtuar urdhërin e Policit për t’i paraqitur kartën e identitetit. Në këtë moment ai ka vrapuar dhe ka nxjerrë nga çanta një armë zjarri. Pasi e ka ndjekur, polici e ka paralajmëruar të ndalojë por Bilbili i ka thënë se do e qëllojë nëse nuk largohet. Efektivi ka qëlluar një herë në ajër, më pas e ka plagosur në këmbë. Për pasojë është plagosur edhe një grua aksidentalisht. Të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment