Aktualitet

Kishin trafikuar 9 emigrantë kundrejt parave, Policia arreston 21-vjeçarin në Tiranë: Bashkëpunëtori i tij është në kërkim

Policia bën me dije se një 21-vjeçar tjetër është shpallur në kërkim, pasi ishte i përfshirë në rrjetin trafikimit të emigrantëve kundrejt pagesave të ndryshme.
Featured image of article: Kishin trafikuar 9 emigrantë kundrejt parave, Policia arreston 21-vjeçarin në Tiranë: Bashkëpunëtori i tij është në kërkim Policia e Tiranës

TIRANË- Një 21-vjeçar është arrestuar sot në Tiranë, pasi sipas Policisë po transportonte emigrantë në mënyrë të paligjshme. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se një 21-vjeçar tjetër është shpallur në kërkim, pasi ishte i përfshirë në rrjetin trafikimit të emigrantëve kundrejt pagesave të ndryshme.

Mësohet se dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, dyshohet se kundrejt shpërblimit monetar kanë trafikuar 9 shtetas emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

NJOFTIMI I PLOTË

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Finalizohet operacioni i koduar “TRACKING”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Krujë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari, si edhe shpallet në kërkim një shtetas tjetër. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Krujë, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “TRACKING”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: J. K., 21 vjeç, banues në Has.

Si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit: E. K., 21 vjeç, i cili dyshohet se është i implikuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.  Shtetasi J. K., në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se kundrejt shpërblimit monetar, ka marrë me mjetin e tij privat, 9 shtetas emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment