Aktualitet

Kishin probleme shëndetësore, 5 emigrantë që ishin bllokuar në Kapshtisë dërgohen në spitalin e Bilishtit

Sipas informacioneve ata kanë shfaqur probleme shëndetësore, pasi kishin luhatje tensioni.
Featured image of article: Kishin probleme shëndetësore, 5 emigrantë që ishin bllokuar në Kapshtisë dërgohen në spitalin e Bilishtit Foto ilustruese

TIRANË- Pesë emigrantë që kishin tre ditë të bllokuar në Kapshticë, janë dërguar me urgjencë në spitalin e Bilishtit. Sipas informacioneve ata kanë shfaqur probleme shëndetësore, pasi kishin luhatje tensioni.

Kanë qenë tri gra dhe dy të moshuar u dërguan në spitalin e Bilishtit. Ndërkohë mësohet se personat janë marrë nga familjarët dhe do të qëndrojnë në banesë për 14 ditë. Kështu është lejuar ehde kalimi i 5 emigrantëve, por pjesë tjetër vijon të qëndrojë e bllokuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Emigrantët prej tre ditësh ndodhen të bllokuar në kufi pasi një ndër masat kufizuese për përhapjen e COVID-19 ishte dhe bllokimi i kufijve. Sot ka reaguar dhe Ilir Meta që ka kërkuar zgjidhje të menjëhershme dhe Luzlim Basha ka thënë që ata qyetarë të mos lihen pa atdhe. Sot janë lejuar që të kalojnë disa emigrantë që kishin leje, ndërsa të tjerët vijojnë që qëndrojnë mes të ftohtit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment