Aktualitet

Kishin kërkuar azil në vendet e BE-së, riatdhesohen 25 shqiptarë

VIDEO
Sipas njoftimit të policisë ky opercaion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet.
Featured image of article: Kishin kërkuar azil në vendet e BE-së, riatdhesohen 25 shqiptarë Pamje nga aksioni i policisë

TIRANË– 25 shqiptarë që kishin kërkuar azil apo kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengennë vendet e BE-së janë riatdhesuar. Sipas njoftimit të policisë ky opercaion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet. Çdo grup të riatdhesuarish shoqërohet me një eskortë të Policisë shqiptare.

Njoftimi i policisë

Rinas – Riatdhesohen 25 shtetas që kishin kërkuar azil në vendet e BE-së

Sot u riatdhesuan në Rinas, 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil apo kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen.

Ky operacion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet. Çdo grup të riatdhesuarish shoqërohet me një eskortë të Policisë shqiptare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe përgjatë muajve shtator, tetor e nëntor.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Policia Kufitare do të vijojë kontrollet rigoroze në pikat e kalimit kufitar, për dokumentacionin dhe plotësimin e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe do të forcojë kontrollet në kufirin e gjelbër duke shtuar patrullimet.

(A.K.dosja.al)

 

Shto Koment