Sport

“Kisha harruar të vendosja syzet”, trajneri i Italisë gjen alibinë që nuk aktivizoi Chiellinin me Bosnjen: Ata më treguan formacionin…

55-vjeçari zbuloi se Chiellini ishte në stol kur sapo nisi ndeshja me Acerbin që ishte në vend të futbollistit të Juventusit.
Featured image of article: “Kisha harruar të vendosja syzet”, trajneri i Italisë gjen alibinë që nuk aktivizoi Chiellinin me Bosnjen: Ata më treguan formacionin… Roberto Mancini

ITALI-Pas 11 fitoresh radhazi Italia u ndal në një barazim 1-1 ndaj Bosnje Hercegovinës në Ligën A të Nations League. Padyshim që kjo u përjetua si një humbje për të kaltërit,ndërsa trajneri i Italisë Roberto Mancini tregoi gabimin që ndodhi me aktivizimin e Giorgio Chiellinit, një prej lojtarëve më me eksperiencë në mbrojtje, i cili u detyrua të qëndronte në stol për 90 minuta.

55-vjeçari zbuloi se Chiellini ishte në stol kur sapo nisi ndeshja me Acerbin që ishte në vend të futbollistit të Juventusit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Gabimi me Chiellinin? Ishte faji im. Ata më treguan formacionin zyrtar dhe unë nuk kisha vënë syzet dhe i thashë se ishte ‘OK’. Nuk e vura re se aty ishte Acerbi dhe jo Chiellini. Gjithsesi ne e kishim planifikuar që në një ndeshje të luante Giorgio dhe në një tjetër Acerbi. Unë e pyeta Chiellinin dhe ai më tha se dëshironte të luante sot, por tashmë do të ndodhi e kundërta. Nuk është ndonjë diferencë e madhe, por ishte një gabim nga ana ime”, mbylli Mancini.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment