Bota

Pamje horror në Kinë, gropa në rrugë “gëlltit” autobusin me pasagjerë, mjeti shpërthen në flakë, 6 të vdekur (VD)

6 persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur pasi një autobus përfundoi brenda një grope në Kinë.

Kinë- 6 persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur në Kinë,  pasi një gropë e madhe u hap papritmas në rrugë dhe në të u fundos një autobus. Mediat e huaja raportojnë se incidenti ndodhi mbrëmë jashtë një spitali në Xining, kryeqyteti i provincës Qinghai.

Sipas ekspertëve,  gropat në rrugët e Kinës hapen për shkak të ndërtimeve të shumta në qytete dhe për shkak të cilësisë së ulët në ndërtim.

Në pamjet e mëposhtme shfaqet skena e rëndë, ku autobusi pasi përfundon në gropë, përfshihet edhe nga flakët.

J.V/Dosja.al

Shto Koment