Bota

Frika nga një valë e dytë e Covid-19. Kina nis testimin e 11 milionë banorëve

Të hënën, Kina regjistroi 17 raste të reja të sëmundjes. Wuhani ka pasur 6 të tilla që prej fundjavës, përfshirë edhe  një 89 vjecari asimptomatik.
Featured image of article: Frika nga një valë e dytë e Covid-19. Kina nis testimin e 11 milionë banorëve

KINË-Pas rasteve të reja, të cilat u konfirmuan së fundmi në Kina, zyrtarët kinezë kanë njoftuar se do të testohen 11 milionë banorët e vendit brenda një peiudhe 10 ditore, për shkak të frikës të rikthimit të  një vale të dytë të sëmundjes vdekjeprurëse.

Të hënën, Kina regjistroi 17 raste të reja të sëmundjes. Wuhani ka pasur 6 të tilla që prej fundjavës, përfshirë edhe  një 89 vjecari asimptomatik.

Qyteti që ka qenë në izolim të plotë për 11 javë, nuk kishte raportuar raste të reja që nga 3 prill dhe në 8 nisën lehtësimet e masave kufizuese duke u hapur pothuajse I gjithë vendi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kina ka raportuar gjithsej 82.901 raste të infektuar me Covid-19 dhe 4,633 vdekje në të gjithë popullsinë e saj. Ndërsa ditën e sotme autoritetet kineze deklaruan se është infektuar vetëm një person.

Burimi:.telegraph.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment