Bota

Prestigjozja gjermane “Der Spiegel”, publikon raportin ‘tronditës’. Çfarë i kërkoi Presidenti kinez kreut të OBSH-së për COVID-19?

Në raport janë përmendur të dhëna nga Shërbimi Federal i Inteligjencës i vendit, i njohur si ‘Bundesnachrichtendienst’ (BND).
Featured image of article: Prestigjozja gjermane “Der Spiegel”, publikon raportin ‘tronditës’. Çfarë i kërkoi Presidenti kinez kreut të OBSH-së për COVID-19? Tedros Adhanom dhe Xi Janiping

GJERMANI- Në një raport të publikuar nga prestigjiozja gjermane “Der Spiegel” thuhet se Presidenti kinez Xi Jinping gjatë një bisede në Janar të këtij viti, i kërkoi personalisht Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom ‘të vonojë një paralajmërim global’ në lidhje me pandeminë e Covid-19, që tashmë ka kërcënuar të gjithë botën.

Në raport janë përmendur të dhëna nga Shërbimi Federal i Inteligjencës i vendit, i njohur si ‘Bundesnachrichtendienst’ (BND).

“Më 21 janar, udhëheqësi i Kinës Xi Jinping kërkoi nga shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus të mos flasë për informacionet rreth transmetimit nga njeriu te njeriu dhe të vonojë një paralajmërim pandemic. BND vlerëson se politika e informacionit e Kinës humbi katër deri në gjashtë javë për të luftuar virusin në të gjithë botën”.- shkruhet në raport.

OBSH lëshoi një deklaratë menjëherë pas publikimit të pretendimeve shokuese, duke i quajtur ato “të pabaza dhe të pavërteta“.

‘Dr Tedros dhe Presidenti Xi folën më 21 janar dhe ata kurrë nuk kanë folur me telefon. Raporte të tilla të pasakta shpërqendrojnë dhe dëmtojnë përpjekjet e OBSH-së dhe botës për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19. Kina konfirmoi transmetimin nga njeriu te njeriu i koronavirusit më 20 janar [para bisedës telefonike të pretenduar]. OBSH deklaroi publikisht më 22 janar se “të dhënat e mbledhura … sugjerojnë që transmetimi nga njeriu tek njeri po zhvillohet në Wuhan.”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas mediave të huaja, nëse ky raport rezulton i vërtetë kjo do të forconte pohimet Presidentit Trump se OBSH është ‘qendra e Kinës’ ku në prill të administrata Trump pretendoi se OBSH po bëhej një mjet i ‘propagandës kineze’ dhe presidenti paralajmëroi ndalimin e financimit për organizatën.

Po ashtu edhe vet presidenti javën e kaluar filloi një sulm të ri ndaj organizatës.

Organizata Botërore e Shëndetit ka qenë një katastrofë. Gjithçka që ata thanë, ishte e gabuar dhe ata janë në qendër të Kinës. Të gjitha ato që ata bëjnë janë janë në dakordësi me Kinën. Ata bëjnë çfarëdo që Kina dëshiron të bëjë” deklaroi Trump .

Kujtojmë se marrëdhëniet midis SHBA-së dhe OBSH-së janë përkeqësuar përgjatë gjithë krizës.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment