Bota

Shërohen 70 mijë persona të infektuar nga koronavirusi/ Kina i rikthehet normalitetit, hap qendrat tregtare dhe restorantet

Pasi 70 mijë persona janë shëruar nga sëmundja që mori 3,240 jetë, në Kinë prej disa ditësh nuk ka pasur raste të reja me koronavirus dhe vendi po rikthehet normalitetit.
Featured image of article: Shërohen 70 mijë persona të infektuar nga koronavirusi/ Kina i rikthehet normalitetit, hap qendrat tregtare dhe restorantet Foto Ilustruese
Përditësuar:

KINË– Europa dhe SHBA kanë izoluar vendin, duke mbyllur kufijtë, dyqanet dhe të gjitha bizneset, ndërsa Kina, e cila ishte dhe epiqendra e Covid-19 po i kthehet normalitetit. Pasi 70 mijë persona janë shëruar nga sëmundja që mori 3,240 jetë, në Kinë prej disa ditësh nuk ka pasur raste të reja me koronavirus dhe vendi po rikthehet normalitetit.

Ditën e sotme, janë lejuar që të hapen qendrat tregtare bizneset, restorantet dhe do t’u lejohet që t’u shërbehet qytetarëve nëse përmbushin standardet strikte për mbrojtjen nga infeksionet.

Rigjallërimi i bizneseve shihet si thelbësor për ekonominë kineze, në një moment kur vetëm dy muaj më parë rreth 5 milionë banorë humbën vendin e punës për shkak të pandemisë globale.

Përmirësimi radikal i situatës ka bërë që ekipe të vogla mjekësore të njohura me kushtet shpërndahen në mënyrë që të ndajnë përvojën me kolegët e tjerë nëpër botë që tani përballen me krizën e koronavirusit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 7,989 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 82,779 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,237 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2503 persona.Sa i përket Shqipërisë janë 55 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 17 persona të infektuar.

Burimi:Ruters

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment