Bota

Valë e dytë e Covid-19 në Wuhan, një ditë pas daljes nga karantina shënohen viktima dhe të infektuar

Sigurisht që kjo ka alarmuar vendin nga frika se mund të ketë një valë të dytë të shpërthimit të sëmundjes vdekjeprurëse.
Featured image of article: Valë e dytë e Covid-19 në Wuhan, një ditë pas daljes nga karantina shënohen viktima dhe të infektuar Foto Ilustruese
Përditësuar:

KINË- Wuhan-i, qyteti kinez ku shpërtheu koronavirusi, u rikthye në normalitet pas 76 ditësh në izolim. Por mesa duket Kina nuk po normalizohet nga situata  e Covid-19, pasi vetëm ditën e sotme në Kinë janë infektuar 63 persna.

Sigurisht që kjo ka alarmuar vendin nga frika se mund të ketë një valë të dytë të shpërthimit të sëmundjes vdekjeprurëse. Ndërsa autoritetet shëndetësore kineze kanë njoftuar se kanë humbur jetën 2 persona gjatë 24 orëve  të  fundit, duke e çuar në numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 3.335.

Pas gati tre muaj luftë me virusin që ngafumdi i dhjetorit , Kina po i kthehet normalitetit pasi në fabrika dhe biznese ka filluar puna  edhe pse të shqetësuar për një shpërthim të dytë të pandemisë  për shkak se numri i të nfektuarëve po rritet. Ndërkohë që mijëra kinezë ditën e djeshme janë nisur drejt udhëtimeve jashtë vendit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rastet e përgjithshme të të prekurve me koronavirus janë 81.865 në vend.

Burimi:cnbc

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment