Bota

Kina e “një fëmije” deri dje: Ndryshon planifikimi familjar, çiftet shtyhen të lindin më shumë, probleme me plakjen e popullsisë

Kina do të ofrojë mbështetje të gjerë financiare dhe politike për të inkurajuar çiftet të kenë më shumë fëmijë.
Featured image of article: Kina e “një fëmije” deri dje: Ndryshon planifikimi familjar, çiftet shtyhen të lindin më shumë, probleme me plakjen e popullsisë Foto ilustruese

PEKINI-Kina ka në plan të përfshijë masa të reja demografike në planin e saj 5-vjeçar për 2021-2025, në mënyrë që të përballojë plakjen e shpejtë të popullsisë dhe për të rritur normën e lindjeve. Me anë të këtij plani Kina do të ofrojë mbështetje të gjerë financiare dhe politike për të inkurajuar çiftet të kenë më shumë fëmijë.

Do të futen politika më përfshirëse të pronatitetit për të përmirësuar pamjen demografike, cilësinë e fuqisë punëtore dhe strukturën e popullsisë,”tha Yuan Xin, nënkryetar i zyrës kombëtare demografike të Kinës.

Mesa duket shumë ka ndryshuar nga plani i vitit 1978, Kina prezantoi politikë, e cila lejonte çiftet që të bëheshin prindër të vetëm një fëmije për të ndalur rritjen e shpejtë të popullsisë, veçanërisht në pjesët rurale të vendit. Ndërkohë me planin, plakja e popullsië dhe një fuqia punëtore ka rënë duke bërë që kufizimi të hiqet. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në fund të vitit të kaluar, numri i popullsisë kineze të moshës 60 vjeç e lart arriti në 254 milion, ose 18.1 përqind e popullsisë së përgjithshme. Ky numër pritet të rritet në 300 milion deri në 2025 dhe në 400 milion në 2035, gjë që do të dëmtonte sistemin shoqëror të vendit. 

(k.a/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment