Bota

Kina duhet t’u përgjigjet tani këtyre pesë pyetjeve!

Kjo pyetje ngrihet sot më shumë se kurrë pasi nanoshkencëtari i Hamburgut, profesor Roland Wiesendanger prezantoi studimin e tij shpërthyes për Kinën.
Featured image of article: Kina duhet t’u përgjigjet tani këtyre pesë pyetjeve! Xi Jinping

“Ata që kërkojnë të vërtetën, nuk duhet të frikësohen kur ta gjejnë atë”.

A e ka mashtruar Kina gjithë botën për origjinën e virusit korona?

Kjo pyetje ngrihet sot më shumë se kurrë pasi nanoshkencëtari i Hamburgut, profesor Roland Wiesendanger prezantoi studimin e tij shpërthyes për Kinën. Nga këndvështrimi i tij është e sigurt se:

-Virusi nuk e ka origjinën- siç pretendohet gjithmonë- nga tregu i botës së egër në qytetin kinez të Wuhan.

-Në vend të kësaj, virusi ka dalë nga një laborator i sigurisë së lartë aty pranë. Sipas Wiesendanger, 600 referenca flasin për një aksident të rëndë në laboratorin e institutit të virologjisë.

Një aksident laboratorik në Kinë është përgjegjës për krizën më të rëndë globale në dekada?

Kina ka hedhur poshtë të gjithë akuzat deri më tani. Në vend të kësaj, qeveria, shkencëtarët dhe media shtetërore janë përfshirë për muaj me radhë në përpjekje për të fajësuar vendet e tjera, përfshirë edhe Indinë, për shpërthimin.

Bota kërkon të dijë të vërtetën!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndaj gazeta BILD kërkon: Ju, presidenti Xi Jinping, duhet t’u përgjigjeni këtyre pesë pyetjeve!

Pyetja 1: A e pranoni që virusi korona ka dalë në botë nga një aksident laboratorik?

Pyetja 2: Përse nuk e keni paralajmëruar botën më herët?

Pyetja 3: Përse po eksperimentonte Kina me viruset korona?

Pyetja 4: Kur do i lejoni ekspertët e pavarur në laboratorin e Wuhan-it?

Pyetja 5: Si do e dëmshpërblejë Kina botën për këto dëme?

Marre nga BILD

(A.B)/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment