Aktualitet

COVID-19/ “Der Spiegel” publikon raportin ‘bombë’, çfarë i kërkoi Presidenti kinez kreut të OBSH, reagon me urgjencë organizata e shëndetit

Sipas "Der Spigel" Presidenti i Kinës, Xi Jinping, i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom, gjatë një besede në muajin janar, që të vonojë  paralajmërim global për kërcënimin e COVID-19.
Featured image of article: COVID-19/ “Der Spiegel” publikon raportin ‘bombë’, çfarë i kërkoi Presidenti kinez kreut të OBSH, reagon me urgjencë organizata e shëndetit Xi Jinping dhe Tedros Adhanom Ghebreyesus

Gjermani- Gjermania vijon me hetimet ndaj Kinës, sa i përket COVID-19. Përveç “BILD” dhe prestigjozia tjetër gjermane  “Der Spiegel” ka publikuar së fundmi një raport  “bombastik”, në të cilin thuhet  se Presidenti i Kinës, Xi Jinping, i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom, gjatë një besede në muajin janar, që të vonojë  paralajmërim global për kërcënimin e COVID-19.

Media gjermane iu referohet të dhënave nga Shërbimi Federal i Inteligjencës së vendit, i njohur si ‘Bundesnachrichtendienst’ (BND).

“Më 21 janar, udhëheqësi i Kinës Xi Jinping kërkoi nga shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus të mos flasë për informacionet rreth transmetimit nga njeriu te njeriu dhe të vonojë një paralajmërim pandemik. BND vlerëson se politika e informacionit e Kinës humbi katër deri në gjashtë javë për të luftuar virusin në të gjithë botën”, thuhet në raport.

Për këtë raport ka reaguar menjëherë edhe OBSH, e cila i quajti këto deklarata të pavërteta.  “Dr Tedros dhe Presidenti Xi nuk folën më 21 janar dhe ata kurrë nuk kanë folur me telefon. Raporte të tilla të pasakta shpërqendrojnë dhe dëmtojnë përpjekjet e OBSH-së dhe botës për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19.  ‘Kina konfirmoi transmetimin nga njeriu te njeriu i koronavirusit më 20 janar [para bisedës telefonike të pretenduar]. OBSH deklaroni publikisht më 22 janar se “të dhënat e mbledhura … sugjerojnë që transmetimi nga njeriu tek njeri po zhvillohet në Wuhan.”, thuhet në reagimin e OBSH-së.

Nëse pretendimet janë të vërteta, ato do të forconin pohimin e Presidentit Trump se OBSH është ‘qendra e Kinës’. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pak ditë më parë, presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi se OBSH dështoi në luftën me pandeminë dhe tha se kjo organizatë ka lidhje të forta me OBSH.

“Organizata Botërore e Shëndetit ka qenë një katastrofë. Gjithçka që ata thanë, ishte e gabuar dhe ata janë në qendër të Kinës. Të gjitha ato që ata bëjnë janë janë në dakordësi me Kinën. Ata bëjnë çfarëdo që Kina dëshiron të bëjë”- tha ai.

Ndërkohë,  Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus e ka përshëndetur Kinën si një shembull për trajtimin e një emergjencë, pavarësisht skepticizmit të përhapur dhe numrit të lartë të vdekjeve.

Burimi: Der Spigel 

J.V/Dosja.al 

Etiketa:

Shto Koment