Blog

Kina dhe covid-2019, një ndodhi e rastësishme apo një plan i mirë llogaritur?

Ata filluan ti blinin ato anembane botes. Këto veprime dhe deklarata e Xi Jinping se është e gatshme të mbrojë banorët e Wuhan duke bllokuar kufijtë solli në një rënie të menjehershme të çmimeve të aksioneve (44%) të industrise kineze dhe sidomos asaj kimike.
Featured image of article: Kina dhe covid-2019, një ndodhi e rastësishme apo një plan i mirë llogaritur? covid-19

TIRANË- Duket se Xi Jinping ka tejkaluar evropianët e zgjuar dhe demokratët amerikanë ne sy te tere botes. Ditët e fundit, Kina theu shumë rekorde, fitoi absolutisht gjithçka qe u duk se humbi, 20 miliardë dollarë qe në newset e para, ajo bleu rreth 30% të aksioneve të kompanive që i përkisnin perëndimit në Kinë. Për shkak të situatës në Wuhan, monedha kineze filloi të zhvlerësohej, por banka qendrore kineze nuk ndërmori asnjë veprim për të ndaluar këtë kolaps! Degjuam shumë fjale se Kina nuk kishte as maska ​​të mjaftueshme për të luftuar koronavirusin. Ata filluan ti blinin ato anembane botes. Këto veprime dhe deklarata e Xi Jinping se është e gatshme të mbrojë banorët e Wuhan duke bllokuar kufijtë solli në një rënie të menjehershme të çmimeve të aksioneve (44%) të industrise kineze dhe sidomos asaj kimike.

“Peshkaqenet” e burses filluan të shesin të gjitha aksionet kineze, por askush nuk do donte t’i blente me ato duke bere te zhvlerësohen plotësisht. Xi Jinping bëri një veprim mjaft të zgjuar , duke pritur një javë të tërë dhe duke buzëqeshur në konferencat për shtyp sikur të mos kishte ndodhur asgjë e veçantë, kur çmimi ra nën kufirin e parashikuar, ai urdhëroi të bliheshin sa me shume te ishte e mundur te aksioneve Evropianëve dhe Amerikanëve. Atëherë manjatet e burses kuptuan se ata ishin mashtruar dhe falimentuar. Por tashme ishte shumë vonë, të gjitha aksionet kaluan në duart e Kinës, e cila jo vetëm fitoi miliarda dollarë, por edhe falë stimulimit, ajo po behet aksionari mazhoritar i kompanive të ndërtuara nga vete evropianët dhe amerikanët ne Kine.

Aksionet tani janë në pronësi të kompanive të tyre dhe ata janë bërë pronarë të industrisë së rëndë nga e cila tashme varen BE, Amerika dhe e gjithë bota. Tani e tutje, Kina do të vendosë vete çmimet e produkteve te saj dhe të ardhurat e kompanive të saj nuk do te kene limit , ata do te kontrollojne tashme bursen e tyre. Kështu, “peshkaqenët e burses” financiarë amerikanë dhe evropianë vecse provuan se ishin budallenj , brenda pak ditesh kinezët mblodhën pjesën më të madhe të aksioneve të tyre, të cilat tani filluan prodhojnë miliarda dollarë fitime!

Fat apo planifikim ?

Eshte vertet ne pyetje e forte! Kjo ndodhi nuk është vetëm një levizje e jashtezakonsheme financiare por një mënyrë e re, e panjohur me pare për të zhvilluar një luftë ekonomike , dhe nga ku me sa duket po del si një fitues virtual dhe absolut, China! Në të kaluarën, dy luftëra botërore u luftuan për të ringjallur ekonominë pas një depresioni të thellë ekonomik, ndersa sot Kina bëri diçka tjeter shume te sofistikuar. Një luftë ekonomike te pazakontë, e cila do te ndryshoje ekuilibrin makroekonomik global në anën e saj, dhe pikërisht në kohën kur Kina po i perpelitej presioneve dhe masave shtrenguese ekonomike nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara.

Per kete arsye besoj se egziston nje lidhje e thelle midis virusit që ” i shpëtoi ” atyre nga një laborator dhe kësaj lëvizje financiare që i bëri ata aksionarët me shumicë të kompanive evropiane dhe amerikane në Kinë.

– Pse banka qendrore e Kinës nuk bëri asgjë për të parandaluar rrëzimin e monedhës së saj?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

– Pse qeveria kineze nuk bëri asgjë për të parandaluar rënien e aksioneve në bursën e tyre ?

Cfare dinin ata qe të tjerët e injoruan ose nuk e pikasen ?

Kina qe nisi si viktimë e nje virusi i cili shpejt krijoi nje krize globale, një pandemi te vertete , sot doli nga kjo Valle dhe filloi eksportet.

Pra jane dy skenarë të mundshëm:

I pari është që presidenti kinez përfitoi nga një ngjarje e fatit dhe shfrytëzoi këtë veprim ne menyre te shkëlqyer, I dyti si skenar i mundshëm është që ky virus të jetë programuar nga Amerikanet për tu lëshuar në Kinë, në mënyrë që të frenohej rritja e afërt ekonomike të gjigantit aziatik, dhe presionohej akoma me shume ne masat shtrenguese dhe sic thote nje fjale e urte “rane ne gropen e tyre” pasi goditja doli prej tyre, por qeveria kineze e mesoi kete fakt dhe përfitoi , duke përdorur të keqen.

Dhe nje skenar tjetër, shumë më makabër eshte qe ishte vete qeveria kineze që zhvilloi këtë virus, dhe më pas lejoi që të leshohej nga laboratori, të krijonte këtë pandemi, për të përfituar më pas ekonomikisht. Sidoqofte e vërteta e gjithë kësaj historie duket se Kina po del fituese në këtë histori.

Sigurisht edhe ajo pagoi një çmim te larte me jetë te humbura, po ne anen tjeter? Dhe ne fund te fundit nese eshte nje lufte sic po citohet, në cilën luftë nuk ka një çmim me jetë njerzish? Sidoqofte lufta vazhdon… por duket se Kina deri tani eshte e fituar..

Shto Koment