
KINË– Kina prej më shumë se një jave i është rikthyer jetës normale. Sipas fotove dhe videove të publikuara nga mediat e huaja shihet që njerëzit kanë mbushur rrugët madje janë grumbulluar edhe nëpër pikat turistike.
Sipas një artikulli të CNN shihet që një numër i madh njerëzish janë mblodhur në vendet më të populluara turistike dhe qytetet kryesore në Kinë gjatë fundjavës kanë zhvilluar aktivitete për festat tradicionale në vend. Pavarësisht se paralajmërimet e autoriteteve shëndetësore thonë se rreziku i paraqitur nga pandemia e koronavirusit mbetet ende i lartë

Pamjet nga parku malor Huangshan në provincën Anhui të Shtunën në 4 prill treguan mijëra njerëz të afruar pranë njëri-tjetrit, shumë prej tyre të mbrojtur me maska për fytyrën, por nuk kanë ndaluar të shfrytëzojnë menjëherë lirinë pas 3 muajve në izolim.
Ndërkohë në Shanghai, pranë vednit “uji i famshëm i Bund” u mbush sërish si më parë me klientë dhe turistë, pas shumë javësh izolim. Shumë nga restorantet e qytetit që ishin mbyllur, vetëm disa ditë më parë duket se po punojnë për të marrë furnizime që t’i rikthen punës si më parë.
Në rang global Covid-19 ka vrarë mbi 70 mijë persona dhe ka infektuar 1.2 milionë të tjerë, por lajm i mirë është se 269,494 të prekur kanë fituar betejën me COVID-19. . Në Itali janë shënuar 15,887 viktima, ndërsa në Francë 8,078. Virusi po bën ‘kërdinë’ në Spanjë, ku aty kanë humbur jetën 13.055 persona. Të infektuar ka edhe në Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë ndërsa në Greqi numri i viktimave ka shkuar në 73. Shqipëria ka rregjistruar 377 persona të infektuar dhe 21 viktima nga Covid-19.
Burimi: CNN
A.C/Dosja.al