Aktualitet

Koronavirusi, Kim Mehmeti: Epidemia më e madhe narkomanët, Shqipëria e mbushur me plehra politikë

Mbajtja e maskave për tu mbrojtur nga koronavirusit tha Kim Mehmeti është një situata qeshkarake.
Featured image of article: Koronavirusi, Kim Mehmeti: Epidemia më e madhe narkomanët, Shqipëria e mbushur me plehra politikë Kim Mehmeti, publicist

TIRANË- Analisti Kim Mehmeti është i mendimit se nuk duhet të bëhet kaq e madhe situata me koronavirusin. I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Mehmeti tha se epidemia më e madhe janë narkomanët, të cilët janë prezent në Shqipëri. Mbajtja e maskave për tu mbrojtur nga koronavirusit tha Kim Mehmeti është një situata qeshkarake.

Kim Mehmeti: Njeriu duhet të mbrohet nga çdo sëmundje. Mirëpo ne shqiptarët, në çdo lagje shqiptare kemi nga 10 narkomanë, që është një epidemi shumë më e madhe se kjo, por ne nuk shqetësohemi. Për koronavirusin të gjithëve na ka kapur paniku. Kur erdha në Tiranë, u përballa me një situatë qesharake, të gjithë me ato maskat në fytyrë që nuk mbrojnë asgjë. Dua të them që njeriu duhet të mbrohet nga çdo sëmundje, mirëpo ka një sëmundje që nuk iket, ajo është pleqëria. Sëmundja më e madhe e njeriut është jeta që harxhohet, por atë askush nuk e bën të madhe. I ka kapur paniku për koronavirusin, ndoshta ngaqë është sëmundje e re.

Sipas tij ka një ilaç, ajo është vetëdija njerëzore. Virusi më i tmerrshëm -tha Kim Mehmeti- është që Shqipëria është mbuluar me plehra politikë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kim Mehmeti: Ka një ilaç, që është vetëdija njerëzore. Nëse njeriu është i vetëdijshëm ai duhet ta kuptojë që mbi të gjitha ka një virus në këtë botë, që e shkatërron këtë botë, por që nuk shqetësohemi. Është virusi që ne e ndotim, e helmojmë shtëpinë e vetme që na ka dhënë zoti, natyrën. Dilni jashtë nëpër Shqipëri dhe do shikoni që virusi më i tmerrshëm është që Shqipëria është mbuluar me plehra, lerë që është mbuluar dhe me plehra politikë, është mbuluar me çdo gjë, por kjo ne nuk na shqetëson, që ne e shkatërruam shtëpinë e përbashkët, natyrën. Unë nuk dua të them që kjo të neglizhohet, por jo të bëhet edhe kaq e madhe.

(Marrë nga RTV Ora)

Shto Koment