Politike

Ambasadorja Kim i vendos kusht Këshillit Politik: Pikat shtesë? Konsensus, ose palët të heqin dorë nga kërkesat

VIDEO
Ambasadorja amerikane Yuri Kim u ka lëshuar një mesazh të qartë palëve në Këshillin Politik, se nuk duhet të shtojnë kërkesa të reja, nëse nuk përmbushen më parë rekomandimet e ODHIR.
Featured image of article: Ambasadorja Kim i vendos kusht Këshillit Politik: Pikat shtesë? Konsensus, ose palët të heqin dorë nga kërkesat Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur pas takimit prej 9 orësh me diplomatët e huaj dhe anëtarët e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Kim ka folur edhe për kushtet e reja të kërkuara nga palët. Ajo është shprehur se nëse palët arrijnë konsensus për ‘tema’ të reja përtej rekomandimeve të OSBE-ODHIR, diplomatët do të bien dakord më palët. Por nëse për pika shtesë që nuk janë pjesë e rekomandimeve nuk ka konsensus, ato nuk do të zhvillohen me tej. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të gjithëve u është kërkuar që të japin, në mënyrë që Shqipëria të fitojë. Shqipëria miku dhe aleati ynë është në një fazë kritike të historisë. 25 marsi ishte një pikë kthese është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në Europë. Sikurse jeni në dijeni BE ka vendosur një sërë kushtesh që shqipëria të anëtarësohet. Mes tyre është edhe reforma zgjedhore në përputhje me rekomandimet e ODHIR. Qëllimi ynë sot dhe qëllimi ynë nesër është që Shqipëria të përmbushi të gjithë rekomandimet e ODHIR, për të qenë anëtare e BE. Nëse partitë do të arrijnë në konsensus përtej rekomandimeve të ODHIR do të biem dakord me ta. Nëse konsensusi për këto pika që ODHIR ka kërkuar nuk arrihet, atëherë palët nuk duhet t’i vazhdojnë më këto kërkesa. Sikurse kam thënë ne duam që Shqipëria të jetë në Bashkimin Europian. SHBA do të bëjë gjithcka në fuqinë ë tyre për të mbështetur integrimin e shqiprisë në BE”, u shpreh Kim.

Pas përfundimit të afatit për një konsensus mes palëve, puna kishte ngecur. Kjo është hera e parë pas disa ditës që Reforma Zgjedhore po sheh përparime! U deshën 9 orë takim ‘kokë më kokë me diplomatët e huaj që palët të gjenin gjuhën e përbashkët. Ambasadorja amerikane, Yuri Kim dhe diplomatët e tjerë kanë paralajmëruar një tjetër takim nesër.

 (g.sh./dosja.al)

Shto Koment