Rajoni

KFOR-i dhe Policia e Kosovës kryejnë patrullim të përbashkët në Kamenicë, ankohet Serbia: Kërkojmë sqarime

Zyrtarët e KFOR-it, po ashtu, kanë thënë se në mënyrë rutinore kryejnë patrullime të tilla përgjatë vijës kufitare që shtrihet rreth 350 kilometra
Featured image of article: KFOR-i dhe Policia e Kosovës kryejnë patrullim të përbashkët në Kamenicë, ankohet Serbia: Kërkojmë sqarime Pjesëtarë të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës gjatë patrullimit të përbashkët në Komunën e Kamenicës

KOSOVË- Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se më 14 gusht, ka kryer një patrullim të përbashkët me Policinë e Kosovës në Komunën e Kamenicës.

Ky patrullim u krye në këmbë për të mundësuar angazhim me qytetarët vendas, në kuadër të një pranie të përbashkët të shtuar në zonë, për të cilën u ra dakord në dy ditët e kaluara në mes të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës”, thuhet në një njoftim të KFOR-it.

Zyrtarët e KFOR-it, po ashtu, kanë thënë se në mënyrë rutinore kryejnë patrullime të tilla përgjatë vijës kufitare që shtrihet rreth 350 kilometra, mirëpo kjo vijë nuk është e shënjuar dhe e përcaktuar mirë. Zyrtarët qeveritarë në Kosovë e kanë interpretuar në disa mënyra këtë patrullim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për patrullimin e përbashkët KFOR-Kosovë ka ardhur dhe një reagim nga Serbia. Ministri i mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin, shprehet se do t’i shkruajnë zyrtarisht KFOR-it për t’i kërkuar shpjegime rreth patrullimeve të përbashkëta me Policinë e Kosovës.

“Ne s’kemi asgjë kundër forcave të KFOR-it, problemi është që ata po e favorizojnë Prishtinën”, ka thënë Vulin.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment