Aktualitet

“Këtu kam 210 të shtruar”/Mjekja tek “Shefqet Ndroqi” ngre alarmin: Atyre që u del tamponi negativ, virusi u ka kaluar në mushkëri

Silvana Bala ka deklaruar se në spitalin "Shefqet Ndroqi" ka 210 pacientë të shtruar, që shfaqin probleme pneumologjike. Sipas saj pamjet imazherike tregojnë se shumica e tyre e kanë virusin në mushkëri. Ajo sqaron se atyre që u del tamponi negativ, virusi u ka kaluar në mushkëri.
Featured image of article: “Këtu kam 210 të shtruar”/Mjekja tek “Shefqet Ndroqi” ngre alarmin: Atyre që u del tamponi negativ, virusi u ka kaluar në mushkëri Silvana Bala, Shefe e Pneumologjisë tek spitali “Shefqet Ndroqi”

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se në spitalet COVID po marrin mjekim 112 pacientë. Marjeta Dervishi, nga ISHP bëri të ditur se 18 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të tyre të intubuar.

Por si qëndron e vërteta sipas mjekes së njohur, Silvana Bala? 

Silvana Bala, Shefe e Pneumologjisë tek spitali “Shefqet Ndroqi” hedh dyshimet se numri i të infektuarve është më i lartë se ai që deklarohet. Bala thekson për TV Klan se vetëm në spitalin “Shefqet Ndroqi” janë 210 pacientë të shtruar,  që shfaqin probleme pneumologjike dhe sipas pamjeve imazherike kanë virusin Covid në mushkëri. Ajo sqaron më tej se ka edhe të infektuar që tamponi u del negativ. Kjo sipas saj, pasi virusin këta pacientë e kanë në mushkëri dhe jo në rrugët e frymëmarrjes, ku merret sekrecioni.

“Është një situatë e rënduar. Unë kam këtu rreth 210 të shtruar. Vështirësia në frymëmarrje që është simptoma kryesor i këtyre rasteve, 2/3 e tyre dalin me tampon negativ sepse e kanë kaluar stadin e parë në shtëpi. Covid me test nazofaringial del në ditët e para. Kur infeksioni zbret poshtë testi që merret në rrugët e sipërme respiratore rezulton negativ, ama pjesët e poshtme të mushkërive janë prekur. Është vendosur pneumonia” thotë mjekja.

Ndërkohë, specialistët tek “Shefqet Ndroqi” thonë se tek urgjenca e këtij spitali paraqiten rreth 50 raste në ditë dhe gjymsa e tyre shtrohen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ka edhe mosha të reja që shtrohen, nga mosha 18 deri në moshën 40-vjeç.”, shprehet më tej mjekja.

Sakaq, një deklaratë të fortë bëri edhe pak ditë më parë, mjeku Pëllumb Pipero.  Ky i fundit vuri në dyshim shifrat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, kur tha se të prekurit me koronavirus duhet të jenë dy apo tre herë më shumë.

“Së paku duhet të ketë dhe 2-3 herë më shumë dhe për shkak të mungesës së kontakteve të cilët nuk i identifikojmë dot. Këto raste potencialisht mund ti konsiderojmë si kandidat për spital. Mjekët e familjes në koordinim me epidemiologët bëjnë të pamundurën për të menaxhuar situatën,” tha Pipero

Çfarë po ndodh me situatën e koronavirusit në vend? Deklaratat e mësipërme të mjekëve ngrenë shumë pikëpytje. Pra, nëse i referohemi këtyre deklaratave,  situata është më shumë alaramante nga sa na paraqitet nga institucionet shëndetësore.

J.V/Dosja.al

Shto Koment