Politike

“Këtu asgjë nuk funksionon, pse duhet të votoj”, Bushati sqaron të rinjtë: Vota është fuqia që ju keni për të ndryshuar pushtetin

Bushati tha se është e rëndësishme të votohet, sepse nëse vota është masive, edhe qeveria është më e shëndetshme.
Featured image of article: “Këtu asgjë nuk funksionon, pse duhet të votoj”, Bushati sqaron të rinjtë: Vota është fuqia që ju keni për të ndryshuar pushtetin Ditmi Bushati

TIRANË–  Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka krijuar në “Instagram” një hapësirë të re të quajtur “Sheshi Publik”, si një mënyrë për të komunikuar me ndjekësit.

Një ndjekëse i drejtoi pyetjen se pse duhet të votojë kur asgjë nuk funksionon siç duhet dhe të gjithë synojnë të punojnë në administratë.

Bushati tha se është e rëndësishme të votohet, sepse nëse vota është masive, edhe qeveria është më e shëndetshme. Ai tha se është e vërtetë që shumica e njerëzve synojnë të punësohen në administratën publike, por ndryshimi sipas tij, është në dorën e qytetarëve dhe llogaridhënien që ato kanë kundrejt politikanëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Unë besoj se pyetja që shtroni është e drejtë, mbi rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin zgjedhor, sepse fuqinë qytetarë duhet të përqendrohet tek vota. Por ajo nuk duhet të fuqizohet vetëm tek votimi. Në fakt, vota është fuqia që ju keni për të ndryshuar, përmirësuar, korrektuar, për t’i dhënë shansin qeverisë, pushtetit vendor, për të zbatuar politikat që ju keni. Është i rëndësishëm pjesëmarrja në zgjedhje. Pas ’96-ës zgjedhjet konsiderohen si makth, por në fakt ajo duhet të jetë një ditë e rëndësishme. Ju folët për faktin që ende në Shqipëri ka ende tendencë për njerëz që duan të punojnë në administratë, ndërkohë që tendenca e tregut privat është e kufizuar. Kjo ka lidhje me pjesëmarrjen tuaj dhe kërkesën e llogarisë që duhet të keni ndaj politikës, mund të ndryshoni trajektoren e vendit. Ne po dëgjojmë një debat për taksimin, është debat false, sepse e rëndësishme janë themelet e shtëpisë, e më pas dritarja dhe çatia. Duhet çliruar gara në ekonomi, administratë publike. Pse shqiptarët kudo që shkojnë prodhojnë sukses. Një pjesëmarrje e madhe më 25 prill, është garanci për një qeveri më të shëndetshme. Listat kanë kandidatë me integritet. Unë do të ftoja miqësisht dhe të votosh më 25 prill dhe ta japësh votën me besim për atë që mendon se dot ë bëjë punë më të mira për Shqipërinë tonë”, – u shpreh Bushati.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment