Aktualitet

“Këtë vit s’më urove për ditëlindje”/ Prek me fjalët gazetarja për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut: Nuk do harroj atë që bërë për mua dhe familjen time…

Me anë të një statusi publik, Bruko shprehet se nuk do e harrojë kurrë atë që bëri Hysenbelliu për të dhe familjen e saj, sakaq ka shtuar se këtë vit i mungoi urimi i tij pasi ky i fundit po luftonte me sëmundjen vdekjeprurëse, e cila për fat të keq i mori jetën,
Featured image of article: “Këtë vit s’më urove për ditëlindje”/ Prek me fjalët gazetarja për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut: Nuk do harroj atë që bërë për mua dhe familjen time… Ola Bruko dhe Kasem Hysenbelliu

TIRANË- Gazetarja Ola Bruko, ka reaguar, për ndarjen nga jeta të themeluesit dhe Presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelli si pasojë e koronavirusit.

Me anë të një statusi publik, Bruko shprehet se nuk do e harrojë kurrë atë që bëri Hysenbelliu për të dhe familjen e saj, sakaq ka shtuar se këtë vit i mungoi urimi i tij pasi ky i fundit po luftonte me sëmundjen vdekjeprurëse, e cila për fat të keq i mori jetën.

Shkrimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk te them dot lamturire o njeriu i mire qe u kujdese per cdokend qe kishte nevoje per ndihme…, qe nuk me the kurre “jo” pas cdo kerkese qe te beja per te ndihmuar dike duke e transmetuar ne News24, ne emisionin “Njerez ne Fokus” qe bashke e krijuam… Nuk do kisha dashur kurre te postoja kete foto dhe kete pamje ku ti ndjek nga afer punen qe po behej per ndertimin e studios se emisionit “Njerez ne Fokus” qe aq shume doje.., per te shprehur dhimbjen per ikjen tende te parakohshme nga kjo jete… Nuk do harroj asnjehere gjithçka bere per mua dhe familjen time! Urimin per ditelindje kete vit nuk ma dergove dot sepse po luftoje per jeten… Ende nuk mund ta besoj kete lajm…! Kurre s’do kisha dashur te drejtoja nje trasmetim live. “in memoriam” per ty i dashur drejtor! Ngushellime familjareve; Keles, dy femijeve, vellerezve dhe nenes…!
Do te te kujtoj gjithmone!

Presidenti i Fax News, Kasem Hysenbelliu është ndarë nga jeta sot pas komplikacioneve të shkaktuara nga COVID19. Hysenbelliu ishte dërguar në Turqi prej disa ditësh ku po merrte trajtim mjekësor por për fat të keq, nuk mundi të fitojë betejën me COVID19. Ai u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment