Virale

Këtë nuk e kishim parë! Ndodh në mes të Tiranës, moderatori del xhiro me…gomarin, ‘pasagjeri’ i thur lavde Veliajt: Pa ty ça do kishim bo?

Armir Shkruti mban përdore një gomar, ndërsa sipër tij qëndron një person me maskë. Gjatë gjithë kohës ai thërret me ironi emrin e kryebashkiakut, Erion Veliaj.

TIRANË– Ish-prezantuesi i emisionit investigativ “Alarm”, Armir Shkurti ka kapur sot rrugëve të kryeqytetit…me një gomar.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, Shkruti mban përdore një gomar, ndërsa sipër tij qëndron një person me maskë. Gjatë gjithë kohës ai thërret me ironi emrin e kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Faleminderit Erion Veliaj, person ekologjik. T’u bëftë dita 1000. Ia ktheve qytetarëve Tiranën. Pa ty ça do kishim bo? Hajde shkojmë dhe takojmë shokët, i kemi andej,”-thotë personi mbi gomar.

Ndërkohë në fund të videos, dëgjohet Shkurti teksa shprehet se e gjithë po xhirohet për një televizion, por pa zbuluar më shumë detaje.

(k.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment