Politike

Këtë muaj s’ka më prurje vaksinash?! Rama refuzon të përgjigjet, i kthehet ashpër gazetares: Ka pyetje të tjera? Ne po punojmë natë e ditë, sfida jonë është të mos ndërpritet vaksinimi

VIDEO
Sfida e momentit, theksoi ai është që të mos ndërpritet procesi i vaksinimit. 
Featured image of article: Këtë muaj s’ka më prurje vaksinash?! Rama refuzon të përgjigjet, i kthehet ashpër gazetares: Ka pyetje të tjera? Ne po punojmë natë e ditë, sfida jonë është të mos ndërpritet vaksinimi Edi Rama

TIRANE- Kryeministri Edi Rama refuzoi ti përgjigjej pyetjes së njërës prej gazetareve të pranishme në Air Albania, ku u krye vaksinimi i disa personaliteteve dhe të moshuarve kundër COVID. I pyetur për vaksinat Rama u pa pesimist, teksa nuk dha detaje nëse Pfizer do të sjellë doza të tjera për muajin shkurt dhe risolli vështirësitë e gjetjes së vaksinës. Sfida e momentit, theksoi ai është që të mos ndërpritet procesi i vaksinimit. 

Gazetarja: A do të ketë më doza të tjera për vaksinim?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edi Rama: Ka ndonjë pyetje tjetër? Do të vazhdojmë kategoritë e tjera sipas dozave që kemi. Po punojmë çdo ditë e çdo natë për të garantuar më shumë doza. Ju e shihni se çfarë bëhet nëpër botë. Janë 140 vende pa asnjë dozë, 70% e dozave janë marrë nga 10 vendet më të mëdha. Jemi besimplotë se do të arrijmë në skenarin tonë më ambicioz që të mbyllim vaksinimin në 14 muaj. Është ambicioze, se dua t’ju them disave që shkoni merrini tek Kina dhe Rusia, që s’janë në tezga, që i ka Rusia e Kina në tezgë dhe shkoni merrini. Ka propagandë por nuk ka vaksina. Jemi besimplotë që do të kemi vaksina. Sfida jonë është të mos ndërpresim vaksinimin.

Është e paqartë pse Rama hezitoi të përgjigjej, kur ditën që mbërritën 7 mijë dozat e Pfizer tha se dërgesat janë rregulluar dhe do të vijojnë normalisht. Por edhe ky version u rrëzua dy ditë më parë, kur tha se sasia e dozave të premtuara do të vijë në mars. Aktualisht Shqipëria ka marrë rreth 9 mijë doza të vaksinës Pfizer ndërsa jozyrtarisht mësohet se janë vaksinuar deri më tani 2313 vaksina kundër COVID, 620 prej të cilëve mjekë dhe infermierë që kanë marrë edhe dozën e dytë, ndërsa vetëm me dozën e parë janë vaksinuar 1693 persona.

(F.g/dosja.al)

Një Koment në “Këtë muaj s’ka më prurje vaksinash?! Rama refuzon të përgjigjet, i kthehet ashpër gazetares: Ka pyetje të tjera? Ne po punojmë natë e ditë, sfida jonë është të mos ndërpritet vaksinimi

  1. Netyrisht qe nuk nderpritet vaksinimi. Kane ardhur rreth 9 mike doza, nese behen 10 vaksina ne dite, i bie qe vaksinimi te mos nderpritet per 2 vite e gjusem. I vetmi problem eshte se pas dy vitesh e gjysen, do kemi vetem 4.500 te vaksinuar ose me pak se 0.2% te popullsise aktuale.

Shto Koment