Politike

‘Këtë do t’ja jap djalit’/ Rama i fiksuar pas të birit, gjeneralit amerikan i flet për Zahon: Ka një vend special ku vendos këto…

VIDEO
Një prej gjeneralëve amerikanë, Rama i dhuroi një poster, i cili portretizonte presidentin amerikan Ronald Reagan sipas 'lupës' së komunizimit.
Featured image of article: ‘Këtë do t’ja jap djalit’/ Rama i fiksuar pas të birit, gjeneralit amerikan i flet për Zahon: Ka një vend special ku vendos këto…

DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka vijuar ‘inspektimin’ brenda mjeteve ushtarake që do të përdoren për stërvitjen ushtarake “Defender 21”. Një prej gjeneralëve amerikanë, Rama i dhuroi një poster, i cili portretizonte presidentin amerikan Ronald Reagan sipas ‘lupës’ së komunizimit. Ndërsa gjenerali i dhuroi një medalje, që Rama me shumë entuziasëm tha se do t’ja dhuronte të birit, Zaho.


PJESË NGA BISEDA: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rama: Ky ishte Regani.
Gjenerali Walter: Në Shqipëri?
Rama: Po! Kjo ishte mënyra sesi na bënin “lavash truri” në Shqipëri
Gjenerali Walter:Faleminderit. Kjo është shumë speciale.
Rama:Ndërsa kjo është medalja e mirënjohjes. Një suvenier nga Shqipëria. Këtë do t’ja jap djalit. Ka një vend special ku i vendos. Më thotë: Këto janë gjërat më speciale që kam.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment