Rajoni

Këshilltari shëndetësor italian sugjeron izolim total: Do shkojmë drejt një tragjedie kombëtare

Eksperti Walter Ricciard, u shpreh se vendi është në një situatë lufte, por njerëzit ende se kanë kuptuar.
Featured image of article: Këshilltari shëndetësor italian sugjeron izolim total: Do shkojmë drejt një tragjedie kombëtare Foto ilustruese

ITALI-Një këshilltar i Ministrisë së Shëndetësisë të Italisë ka bërë thirrje që të shtohen masat parandaluese ndaj COVID-19, për të shmangur një tragjedi kombëtare. Sipas, Walter Ricciard, vendi është në një situatë lufte, por njerëzit ende se kanë kuptuar.

“Ne jemi në një situatë lufte, njerëzit nuk e kuptojnë këtë, por herën e fundit që patëm kaq shumë vdekje, bomba po hidheshin në qytetet tona gjatë luftës,”-ka thënë profesori i shëndetit publik Walter Ricciardi.

Ndërkohë, që kryeministri Giuseppe Conte tre ditë më parë iu bëri thirrje italianëve të shmangin tubimet e papërgjegjshme gjatë pushimeve dhe tha se qeveria mund të bëjë disa ndryshme në shtimin e masave parandaluese. Por Ricciardi u shpreh se kjo është e pamjaftueshme, pasi vendi duhet të mbyllet plotësisht.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që prej fillimit të pandemisë në Itali janë shënuar 1,888,144 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetën 66.537 pacientë.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment