Rajoni

Këshilltari i Veselit: Haradinaj ishte i çekuilibruar, mori vendime të gabuara

Latifi thotë se Haradinaj në qeverisjen e kaluar ka marrë vendime të gabuara, për të cilat nuk e ka përkrahur PDK’ja, duke përmendur ngritjet e pagave për qeverinë.
Featured image of article: Këshilltari i Veselit: Haradinaj ishte i çekuilibruar, mori vendime të gabuara Blerim Latifi dhe Ramush Haradinaj

KOSOVË- Këshilltari i Kadri Veselit, i cili është edhe kandidat i PDK’së për deputet, Blerim Latifi, ka analizuar në emisionin Pressing të T7, kandidatin e AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinajn.

Latifi thotë se Haradinaj në qeverisjen e kaluar ka marrë vendime të gabuara, për të cilat nuk e ka përkrahur PDK’ja, duke përmendur ngritjet e pagave për qeverinë. Ai e ka quajtur ish-partnerin si të çekuilibruar.

Latifi thotë se shefi i tij e ka mbrojtur tarifën e vënë ndaj produkteve serbe dhe se Haradinaj nuk do të mund ta mbante atë, pa përkrahjen e Veselit, raporton Ekspres.

“Nuk do të mund ta mbante taksën as një ditë të vetëm pa përkrahjen e zotit Veseli. I vetmi lider që e ka mbrojtur . Ka qenë i gatshëm të shkojë deri në fund të mandatit, por Ramushi u lodh. Nuk qëndron as mburrja për taksën”, tha Latifi.

(a.m./dosja.al)

Shto Koment