Rajoni

“Përfshirja në dialog teknik nuk është në interesin e Kosovës”, Këshilltari i Thaçit akuzon Hotin: Qëllimi duhet të jetë njohja reciproke

Bekim Çollaku ka deklaruar se qëllimi i dialogut me Serbinë, duhet të jetë marrëveshja përfundimtare me njohje reciproke dhe jo rinisja e një dialogu teknik të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.
Featured image of article: “Përfshirja në dialog teknik nuk është në interesin e Kosovës”, Këshilltari i Thaçit akuzon Hotin: Qëllimi duhet të jetë njohja reciproke Bekim Çollaku dhe Presidenti Thaçi

KOSOVË– Shefi i kabinetit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, njëkohësisht edhe këshilltari kryesor politik i presidentit, Bekim Çollaku ka deklaruar se qëllimi i dialogut me Serbinë, duhet të jetë marrëveshja përfundimtare me njohje reciproke dhe jo rinisja e një dialogu teknik të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

“Rinisja e dialogut teknik të udhëhequr nga BE-ja nuk është në interesin e Kosovës. Ai është dizajnuar për të justifikuar hapjen e më shumë kapitujve për pranimin e Serbisë në BE, teksa e lë Kosovën të izoluar dhe në status quo. Qëllimi duhet të jetë marrëveshja përfundimtare politike me njohje reciproke.”- ka shkruar Çollaku përmes një postimi në rrjetet sociale.

Postimi ne Twitter.

Kujtojmë se ky reagim i Çollakut vjen pasi më 16 korrik, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u takua në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

Ndërkohë Brukseli ka njoftuar se dialogu në nivelin teknik mes Kosovës dhe Serbisë, do të vazhdojë të mërkurën e 22 korrikut.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë kryeministri Hoti pas takimit të Brukselit u shpreh se Kosova dhe Serbia janë shumë afër arritjes së marrëveshjes përfundimtare.

“Jemi në fazën përfundimtare të përmbylljes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Unë përfaqësoj Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë, bashkë me partnerët e koalicionit, duke e mbajtur plotësisht të informuar të gjithë spektrin politik në Kosovë.”- tha Hoti.

A.C/Dosja.al

Shto Koment