Rajoni

Qëndroi 15 ditë në spital/ Këshilltari i Presidentit të Kosovës fiton betejën me Covid-19

Lajmin e ka bërë vetë të ditur ai nëpërmjet një postimi që ka bër në rrjetet sociale ku është shprehur se tashmë ka dalë nga spitali pas 15 ditësh qëndrimi. 
Featured image of article: Qëndroi 15 ditë në spital/ Këshilltari i Presidentit të Kosovës fiton betejën me Covid-19 Ismail Syla

KOSOVË– Këshilltari i Presidentit, Ismail Syla, ka fituar betejën me sëmundjen vdekjeprurëse të Covid-19. Lajmin e ka bërë vetë të ditur ai nëpërmjet një postimi që ka bër në rrjetet sociale ku është shprehur se tashmë ka dalë nga spitali pas 15 ditësh qëndrimi.

“Pas qëndrimit 15 ditor në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot në orën 13 dola nga spitali i shëruar (negativ). Ky infeksion u mposht në saj të punës ekipore me profesionalizëm të lartë të mjekëve të Klinikës, përkatësisht të profesor dr. Sali Ahmeti, shef repartit, të mjekëve të repartit dr. Veli Rexha, dr. Blerta Polloshka, dr. Edmond Islamaj dhe Granit Deva. U mposht në saj të kujdesit të Drejtoreshës dr. Lindita Ajazaj – Berisha, e cila, duke parë gjendjen time shëndetësore kërkoi që të shtrihem sa më parë në spital. Shërbimi i Klinikës, terapia e qëlluar, analizat, përsëritja e tyre, hap pas hapi,në një moment shënuan kthesën, dhe shërimi hyri në binarë”, ka shkruar këshilltar i presidentit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Kosovë deri më tani janë  4.301 persona janë infektuar  dhe 568 të tjerë kanë humbur jetën.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment