Politike

Këshilli Politik, opozita i dërgon letër Gjiknurit dhe Hajdarit: Jemi gati të takohemi, po krijoni ngërc artificial

Në letër shkruajnë se duhet të vijohet sa më shpejt me Reformën Zgjedhore dhe opozita është e angazhuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme
Featured image of article: Këshilli Politik, opozita i dërgon letër Gjiknurit dhe Hajdarit: Jemi gati të takohemi, po krijoni ngërc artificial Këshilli Politk

TIRANË- Anëtarët e opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, i kanë dërguar sot një letër dy anëtarë të tjerë të këtij organizmi dhe shprehen se janë gati që të takohen sa më parë. Në letër shkruajnë se duhet të vijohet sa më shpejt me Reformën Zgjedhore dhe opozita është e angazhuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Opozita ka qenë dhe mbetet e angazhuar për përmbushjen e këtij kushti për hapjen e negociatave me BE dhe për t’i siguruar qytetarëve shqiptarë mundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky ka qenë angazhimi ynë i përditshëm, duke i vlerësuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme si themelin e demokracisë, dhe procesin e integrimit europian si prioritet kombëtar”, shkruajnë ata.

Letra

Në letër theksohet se debati i hapur në media nga ana e përfaqësuesve parlametarë për pjesëmarrjen apo jo të opozitës në Këshill, sipas tyre nuk ka asnjë bazë të vërtete.  “Deklaratat nga ana juaj për një reformë jokonsensuale dhe të njëanshme synojnë krijimin e ngërçeve politike artificiale që dëmtojnë konsensualitetin e Reformës Zgjedhore dhe janë shpenzim energjish i kotë në dëm të përmbushjes së një prej kushteve të vendosura nga BE për hapjen e negociatave për antarësim”, shtohet në kërkesë.

Letra

Bylykbashi dhe Vasili shkruan se rendi i ditës për mbledhjen e kërkuar nga opozita të dielën ose të hënën: Riskedulimin e kalendarit të punës së Këshillit Politik, duke synuar përmbylljen e punës brenda datës 31 Maj 2020; Vlerësimin e përfaqësuesve të maxhorancës mbi propozimet e deritanishme të opozitës të bëra në mbledhjet paraardhëse të Këshillit Politik dhe çështje të tjera të propozuara nga anëtarët e tjerë të Këshillit Politik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme, Komisioni i Reformës Zgjedhore u mblodh online pas disa javësh pushim prej koronavirusit. Bashkëkryetarët Gjiknuri dhe Hajdari informuan lidhur me ecurinë e komisionit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment