Politike

Këshilli Politik, Gjiknuri akuza PD-së: Nuk duan depolitizimin e administratës zgjedhore, po vazhdojmë negociatat

VIDEO
Gjiknuri u shpreh se PD nuk do depolitizimin e administratës zgjedhore, dhe kërkon që ëktë gjë ta thonë publikisht.
Featured image of article: Këshilli Politik, Gjiknuri akuza PD-së: Nuk duan depolitizimin e administratës zgjedhore, po vazhdojmë negociatat Reforma Zgjedhore

TIRANË- Anëtari i Këshillit Politik nga Partia Socialiste, Damian Gjiknuri, ka folur sot pas mbledhjes për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri u shpreh se PD nuk do depolitizimin e administratës zgjedhore, dhe kërkon që këtë gjë ta thonë publikisht.

Ai tha se do vijojnë negociatat, pasi nuk ka shumë volum por duhet vetëm vullnet politik për të vepruar më tej.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“PD do të mbajë skemën e politizuar të administratës zgjedhore, Më e ndershme do ishte të thoshte publikisht atë që duan që të qëndrojmë kështu si jemi. Në do vazhdojmë negociatat, jemi të hapur, do të komunikojmë me njëri tjetrin dhe shpresojmë që të arrijmë në kompromis, nuk ka volum pune, por duhet vetëm vullnet politik. Edhe për tekonologjinë jemi gati, por duhet parë se si do implemntohet, a kemi kohë apo jo”, tha Gjiknuri.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment