Aktualitet

Këshilli i Lartë Gjyësor pranon dorëheqjen e Gjin Gjonit dhe Alaudin Malajt

Gjoni dhe Malaj gjatë javës së shkuar kanë paraqitur kërkesën e largimit nga sistemi i drejtësisë dhe kanë hedhur akuza kundër procesit të Vettingut.
Featured image of article: Këshilli i Lartë Gjyësor pranon dorëheqjen e Gjin Gjonit dhe Alaudin Malajt Gjin Gjoni, KLGJ dhe Alaudin Malaj

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar sot dorëheqjen e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Gjin Gjoni. Në mbledhjen e zhvilluar sot online, dorëheqja u pranua me 8 vota pro dhe 2 kundër.

Po ashtu anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor kanë pranuar dhe dorëheqjen e gjyqtari Alaudin Malaj.

Gjoni dhe Malaj gjatë javës së shkuar kanë paraqitur kërkesën e largimit nga sistemi i drejtësisë dhe kanë hedhur akuza kundër procesit të Vettingut.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjoni shprehej se mund të kalohej i pastër nga Vettingu vetëm nëse i shërben politikës. Të njëjtën gjë në një letër drejtuar KLGJ-së, edhe Alaudin Malaj shprehej se nuk besonte tek një proces i rregullt ligjor.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment