AktualitetDiasporaRajoni

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë urojnë VV për fitoren: Qeveria e re duhet të fokusohet për të zhvilluar shtetin   

Në një deklaratë ata gjithashtu kanë kanë uruar Kosovës për mënyrën se si u mbajtën zgjedhjet.
Featured image of article: Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë urojnë VV për fitoren: Qeveria e re duhet të fokusohet për të zhvilluar shtetin    Keshilli i Ambasadoreve Shqiptare

TIRANË- Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e zgjedhjeve në Kosovë. Në një deklaratë ata gjithashtu kanë kanë uruar Kosovës për mënyrën se si u mbajtën zgjedhjet. Ata u shprehën se Kosova tregoi shembull për procesin e zgjedhjeve.

Shkrimi i plotë:

Zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë dëshmuan edhe një herë se proceset demokratike janë në udhën e vet të mbarë. Populli i Kosovës votoi qetësisht, liderët politikë pranuan rezultatin  dhe  legjitimiteti i fituesve  tani kalon tek përgjegjësia për të justifikuar besimin e dhënë. LVV, si fituese e këtyre zgjedhjeve është përpara sfidës dhe momentit të shumëpritur për ndërtimin e një konsensusi të ri për Kosovën, si shtet funksional e i mbështetur mbi zhvillime  demokratike. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh besimin se partitë që do të dalin në opozitë do t’i bëjnë një analizë të shëndetshme rezultatit dhe do të nxjerrin mësimet e nevojshme për t’i udhehequr. Demokracia në Kosovë ka nevojë për një opozitë të fortë dhe konstruktive për të çuar përpara proceset shtetformuse në Kosovë. Urojmë gjithashtu që qeverisja e re të investohet drejt një Kosove euroatlanitike, një shteti të zhvilluar, ku drejtësia sociale e sundimi i ligjit të jenë parësore. Ekonomia e Kosovës ka nevojë për një oksigjen të ri, për një marëdhënie atraktive me fqinjët, mbështetur mbi bazën e partneritetit e përfitimit të ndërsjelltë. Jemi besimplotë se LVV dhe partnerët e saj në koalicion, me vizion e përkushtim do të jenë bartës dhe frymëzues të interesave të popullit, vota e të cilit u ka dhënë një përgjegjësi si në asnjë rast tjetër më parë. Urojmë që edhe në Shqipëri, ku zgjedhjet janë në prag, të dëshmohet një pjekuri e lartë politike e demokratike për standarte europiane, me qëllim shprehjen e vullnetit të lirë të qytetarëve Shqiptarë drejt të ardhmes së tyre europiane.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Qytetarët e Kosovës shkuan në dje në zgjedhjet e jashtëzakonshme, ku morën pjesë 46.90 % e votuesve. 28 parti garuan për 120 karrige në Kuvend. Zgjedhjet u fituan thellë nga LVV dhe Albin Kurti, ndërsa PDK pranoi humbjen dhe qëndrimin në opozitë e po ashtu dhe LDK. I vetmi që është i hapur për koalicion me VV është Ramush Haradinaj, i cili synon edhe postin e presidentit. Parlamenti i ri pritet të zgjedhë edhe presidentin, ndërsa pritet edhe një koalicion qeverisës pasi VV-së i duhen 61 mandate për krijimin e qeverisë së re, që e vetme nuk mundet që ti plotësojë.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment