Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
Këshilli Bashkiak zhvilloi mbledhje pa të, Leli shpjegon arsyet e mungesës në mbledhje: Kisha një agjendë të paracaktuar
30 Qershor 2021, 08:42Nga DOSJA
VLORË– Këshilli Bashkiak, është mbledhur ditën e sotme në teatrin “Petro Marko” dhe ka miratuar ndihmat ekonomike për qytetarët, pa praninë e Kreut të Bashkisë Dritan Lelit.
Leli, ka shpjeguar arsyet e mosprezencës në mbledhjen e ditës së sotme, duke shtuar se ajo është mohuar nga një agjendë e mëparshme.
‘Sipas njoftimit që ju kam dërguar, prita të diskutonim sot online mbledhjen e kërkuar, por askush nga këshilltarët nuk u paraqit. Uroj që mbledhjet e Këshillit Bashkiak, sot dhe gjithmonë, të ruajnë seriozitetin institucional dhe protokollar për t’i kursyer qytetit shfaqje të panevojshme.’- shkruan ai në ‘Facebook’.
Në video shprehet:
“Përshëndetje të gjithëve, ju falenderoj që jeni bërë pjesë e mbledhjes online të Këshillit Bashkiak, pavarësisht se kërkesa bëhet që mbledhja të zhvillohet në një ambient tjetër. Dua t’ju njoftoj, që i kam dërguar dje një shkresë kryetares së Këshillit Bashkiak, ku e kam njoftuar të bëhet përgjigja e shkresës tuaj, ju është kërkuar të caktoni datën 29 për mbledhjen e radhës së Këshillit, të cilën ju e keni refuzuar, duke caktuar pak orë pas kërkesës time datën 30.06.2021, pa shpjeguar këtë kërkese. Ju është bërë i dite që për arsye të angazhimit të bërë më parë, kryetari i bashkisë nuk mund të jetë pjesë e takimit dhe më është dashur që të lë mënjane një tjetër angazhim. Kjo mbledhje nuk zhvillohet pasi janë në fuqi masat anti-COVID të miratuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Në rastin konkret përgjegjësia ligjore i takon administratës dhe kryetarit të bashkisë, përgjegjësia për organizimin e një mënyre tjetër, i takon organizatorëve të këtyre subjekteve. Mbledhjet duhet të përcaktohen nga kryetari i bashkisë”, tha Leli.
Leli, kishte kërkuar që mbledhja të zhvillohej më datë 29 qershor, ndërsa këshilli bashkiak kërkoi një ditë më vonë.
VLORË– Këshilltarët e Bashkisë së Vlorës zhvilluan mbledhjen e sotme në rrugë, përballë Teatrit “Petro Marko”. Sot këshilltarët kanë shkuar pranë Teatrit, ...
Ruajtja e historisë dhe trashëgimisë na kujton se nga kemi ardhur. Por përballë kërkesave për modernizim dhe zhvillim duhet gjetur ekuilibri i duhur. Kështu shp...
TIRANË– Ylli Manjani ka komentuar vendimin e KKT-së për miratimin e lejes për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Me anë të një postimi të bërë në ‘Faceboo...
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur të shpallë moskompetencë për gjykimin e ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu për dosjen e Gërdecit.Burime për T...
TIRANË– Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker ka mbërritur në Shqipëri ditën e sotme. Pak pas orës 10...
TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet nesër për të vendosur për kryetarin e Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj, i cili rezultoi...
LEZHË- Një incident për muzikën e lokaleve pas orarit të lejuar me ligj në Shëngjin, ka nxjerrë në pah edhe një herë fenomenin shqetësues përgjatë pandemis...
TIRANË- Të gjithë qytetarët që janë mbi 18-vjeç kanë të drejt të vaksinohen në vendin tonë. Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, shkruan...
TIRANË– Partia Demokratike e ka konsideruar si një presion ndaj Gjykatës Kushtetuese vendimin e KKT-së për miratimin e lejes për ndërtimin e Teatrit të Ri ...