Politike

Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton qiranë për 1310 familje, krijohet grupi me 100 specialistë

Këshilli Bashkaik miratoi projektvendimin e krijimit të strukturës së përkohshme me 100 specialistë ndërtimi me afat tre mujor, pranë ndërmarrjes së rrugëve, me qëllim rikonstruksionin e objekteve të banimit të ndërtuara para viteve 1993 dhe të dëmtuara nga tërmeti.
Featured image of article: Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton qiranë për 1310 familje, krijohet grupi me 100 specialistë Këshilli Bashkiak Durrës

DURRËS- Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar sot një mbledhje ku ka marrë dy vendime për situatën që është krijuar në qytet pas tërmet tragjik të 26 nëntorit. Sipas informacioenve bëhet me dije se dy projekt-vendimet të paraqitura nga bashkia për të përballuar situatën e rëndë pos-tërmet të 26 nëntorit, janë miratuar unanimisht.

Këshilli Bashkaik miratoi projektvendimin e krijimit të strukturës së përkohshme me 100 specialistë ndërtimi me afat tre mujor, pranë ndërmarrjes së rrugëve, me qëllim rikonstruksionin e objekteve të banimit të ndërtuara para viteve 1993 dhe të dëmtuara nga tërmeti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë që këshilli miratoi edhe listën paraprake të familjeve që përfitojnë bonusin e qerasë për një vit, pasi banesat e tyre kanë dalë jashtë funksioni ose janë shembur. Numri i familjeve që përfitojnë ka shkuar deri në 1310 deri tani, ndërsa kërkesat për të përfituar bonusin e qerasë janë shumë të larta në bashkinë e Durrësit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment