Sociale

Këshillat Studentorë- letër qeverisë: Përgjysmim të tarifave të Universitetit dhe Konvikteve, e pamundur pagesa në këtë situatë (KËRKESA)

Unioni i Këshillave fton Institucionin e Ministrisë së Arsimit të marrë seriozisht kërkesat reale dhe mjaft të nevojshme nga studentët.
Featured image of article: Këshillat Studentorë- letër qeverisë: Përgjysmim të tarifave të Universitetit dhe Konvikteve, e pamundur pagesa në këtë situatë (KËRKESA)

TIRANË- Unioni i Këshillave Studentorë kërkon nga qeveria shqiptare përgjysmimin e tarifës së shkollimit. Përmes një letre zyrtare drejtuar Ministrisë së Arsimit, Unioni arsyeton se studentët e kanë të pamundur të paguajnë tarifën për vitin akademik 2019-2020 sepse familjet janë pa punë dhe kriza ka prekur edhe ekonominë e tyre. Përveç tarifës për shkollën, studentët kërkojnë edhe përgjysmimin e pagesës për konviktet.

LETRA E PLOTË: 

Lemosh JO, Pergjysmim PO Duke u bazuar dhe në pyetësorin e realizuar më parë nga Unioni i Këshillave Studentorë, një nga problemet më delikate të shprehur nga studentët ishte pamundësia e pagesës se tarifës shkollore. Situata aktuale mjaft e vështirë ka prekur çdo hallkë të ekonomisë, ku më në vështirësi janë gjendur familjet shqiptare, e për më tepër familjet ku ka studentë. Tarifa e shkollimit është e paarsyeshme dhe e pamundur të paguhet në një situatë të tillë. Nëpërmjet kësaj letre të hapur ku shpjegojmë dhe arsyet e qëndrimit tonë Unioni i Këshillave Studentorë fton Institucionin e Ministrisë së Arsimit të marrë seriozisht kërkesat reale dhe mjaft të nevojshme nga studentët. Ne presim që strukturat shtetërore të reflektojnë menjehëherë ndaj këtij problemi madhor. Studentët kërkojnë sot më shumë se kurrë përfaqësim dhe mbështetje nga ana juaj, jo fjalë boshe dhe lëmoshë. Pikërisht sot, mos na lini vetëm!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(F.g/dosja.al)

Shto Koment