Sociale

Manastirliu publikon këshillat për COVID-19: Mesazh për personat me aftësi ndryshe

Manastirliu shkruan se ky mesazh është edhe për gjuhën e shenjave për personat me aftësi ndryshe.

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar sot një mesazh për qytetarët në Shqipëri. Në një reagim në Facebook, Manastirliu shkruan se ky mesazh është edhe për gjuhën e shenjave për personat me aftësi ndryshe.

“🔴 #COVID-19🦠 Respektoni rregullat e reja️Kufizoni lëvizjet për të frenuar përhapjen e koronavirusit️ Ky mesazh përcillet edhe në gjuhën e shenjave për personat me aftësi ndryshe️”, shkruan Manastirliu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

COVID-19 në Shqipëri ka infektuar 15 persona, ku një prej tyre ka gjetur vdekjen. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje viktimën e parë, që ishte pacientja e moshuar në Durrës. Në Tiranë janë 13 pacientë, ndërkohë që hara e të prekurve është zgjeruar dhe në Lushnje. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale, por të izolohen në banesat e tyre për 14 ditë. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Po ashtu është pezulluar dhe transporti publik në Tiranë e Durrës, janë shtuar fondet për përballimin e situatës dhe janë marrë një sërë vendimesh.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment