Sociale

Karantinë në kushte shtëpie? Disa rregulla që duhet t’i mbani vath në vesh për të mos u infektuar nga Koronavirusi!

Për 14 ditë duhet bërë izolimi për të mësuar nëse jeni të infektuar ose jo. Por si duhet të silleni në kushtet e karantinës në shtëpi?
Featured image of article: Karantinë në kushte shtëpie? Disa rregulla që duhet t’i mbani vath në vesh për të mos u infektuar nga Koronavirusi! Foto ilustruese

TIRANË– Koronavirusi është përhapur me shpejtësi dhe po u kall datën të gjithëve. Në momentet e para të infektimit bëhet izolimi në shtëpi ose ndryshe karantina. Për 14 ditë duhet bërë izolimi për të mësuar nëse jeni të infektuar ose jo. Por si duhet të silleni në kushtet e karantinës në shtëpi?

1.Lani duart shpesh

Masa paraprake e parë është të lani duart shpesh. Në çdo moment që teshtini duket të shkoni me urgjencë në banjo dhe të lani duart.

2. Dezinfektoni ambientet shtëpiake

Me detergjentët e duhur duhet që të dezinfektoni të gjithë shtëpinë. Veçanërisht banjën dhe kuzhinën, me zbardhues ose hipoklorit të natriumit. Ende nuk dihet nëse virusi mund të transmetohet me rrugë të tjera, përveçse nga ajri. Kështu që mirë është të merrni masa.

3. Shmangni konkatet

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Koronavirusi mund të përhapet edhe gjatë marrëdhënieve seksuale. Do të ishte mirë nëse një person që duhet se është infektuar të flinte diku tjetër dhe jo me partnerin.

4. Ushqimi

Infeksioni nuk transmetohet përmes ushqimit por është mirë t’i përmbahemi disa rregullave higjenike. Lajini gjithmonë ushqimet para se t’i konsumoni, megjithatë nuk ka raste se virusi është përhapur nga ushqimi.

Shqipëria është përfshirë nga paniku dy ditët e fundit që pas përhapjes së Koronavirusit kinez në Itali ku ka shënuar dy viktimat e para në Milano ndësa 76 të prekur të tjerë janë  konfirmuar në 5 rajone të vendit. Sipas Shefes së Departamentit të Infektivit, Silva Bino, është mësuar se Shqipëria nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar me Koronavirus, por ajo ka shpjeguar se edhe nëse njerëzit evidentojnë simptoma të dyshimta të mos i drejtohet spitaleve por të telefonojë numrin e gjelbër 127. Nga e premtja kur u identifikuan 3 personat  e parë të prekur nga virusit dhe deri më sot ku janë shënuar dy viktima, në Itali numri i rasteve me Koronavirus është rritur në 76 persona. Ndërsa në rang global ku Kina zë numrin e parë për numrin e lartë të viktimave, numëron rreth  2345 të vdekur dhe mbi 75 mijë të infektuar nga Koronavirusi.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment