Kuriozitete

Mezi po i prisnit? Këshillat: Ja si të punoni nga shtëpia dhe njëkohësisht të kujdeseni edhe për fëmijët

Ekspertët e prindërimit kudo në botë, ofrojnë hera-herës disa këshilla sesi t'i balancojnë punën dhe kujdesin ndaj familjes. Ja disa prej tyre...
Featured image of article: Mezi po i prisnit? Këshillat: Ja si të punoni nga shtëpia dhe njëkohësisht të kujdeseni edhe për fëmijët Foto ilustruese
Përditësuar:

Teksa pandemia e koronavirusit ka mbërthyer botën, të gjitha shkollat e bizneset janë mbyllur. Kështu që shumë prindër janë të detyruar të punojnë në shtëpi, po njëkohësisht të kujdesen edhe për fëmijët e tyre.

Ekspertët e prindërimit kudo në botë, ofrojnë hera-herës disa këshilla sesi t’i balancojnë punën dhe kujdesin ndaj familjes. Ja disa prej tyre…

Vishini fëmijët në mëngjes

Hannah Martin, një eksperte e shëndetit tha se duhet t’i vishni fëmijët tuaj që në mëngjes dhe t’i lini të konsumojnë mëngjesin duke parë televizor.

Ndani ditën në dy pjesë

Caroline Strachan, themeluese e “Ëomen at Ëork”, një grup në Facebook ka treguar se nëse e ndani ditën në dy pjesë do të fitoni më shumë kohë.

“Unë dhe burri im për shembull punojmë me turne të ndryshme. Nga ora 6 e mëngjesit deri në mesditë punoj unë, ndërsa pjesën e pasdites punon ai,” -shpjegon ajo.

Përgatitini fëmijët se çfarë i pret

Planifikoni ditën që fëmijët të dinë se çfarë i pret. Fëmijët duhet ta dinë se në çfarë orari kanë për të mësuar dhe kur mund të punoni së bashku. Kështu që gjatë kohës që ata mësojnë, ju mund të punoni. 

Krijoni një zonë “mos shqetëso”.

Caroline ka shpjeguar se duhet të krijoni një zonë pune në shtëpi në këto raste dhe sigurohuni që fëmijët tuaj të jenë të informuar për këtë zonë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Në shtëpinë tonë, është shkruar tek dera e dhomës së gjumit “mami po punon”, kështu që fëmijët e mi e dinë se kur është koha që mami nuk duhet të shqetësohet,”- shpjegon ajo.

Mos hani drekë përpara televizorit

Ekspertët thonë se gjatë pushimit të drekës, mos qëndroni duke parë televizor ndërkohë që hani drekën, por së bashku me fëmijët konsumo ushqimin dhe nxitini ata të të ndihmojnë në punët e shtëpisë, në mënyrë që të jenë aktivë.

Shpikni konkursin “paqe dhe qetësi”.

Ekspertët thonë se duhet një orë ose më shumë qetësi për të punuar. Krijoni një konkurs për fëmijët tuaj. Për shembull ju mund të premtoni një çmim shumë të mirë, për atë që do të rrinë më të qetë. Ose konkurse të tjera si për shembull kush do të fitojë lojën e radhës, ose kush do të vizatojë më bukur.

Praktikoni meditimin familjar.

Angela Spencer, një autore e librave për këshillimin e prindërve tha se meditimi në grup është shumë i rëndësishëm për të gjithë familjen.

“Pjesëtarët e familjes duhet të qetësojnë mendjen dhe rifitojnë marrëdhëniet e tyre. Kjo është thelbësore për prindërit sepse kështu do të qëndrojnë të qetë dhe do të jenë më të përgatitur për të punuar.”

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 3.405. Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 217 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 7 persona dhe në Francë ka 372 viktima. Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 70 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.

Burimi:Dailymail

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment