Sociale

Çfarë mund të bëj nëse kam temperaturë, dhimbje fyti ose vështirësi në frymëmarrje? Dëgjoni me vëmendje këshillat e Ministrisë së Shëndetësisë

VIDEO
Ministria këshillon që ata që kanë qenë në 14 ditët e fundit në vendet e prekura ose që kanë pasur kontakt me persona të sëmurë me COVID-19 që të telefonojnë në numrin 127, të qendrojnë në shtëpi dhe të përdorin kartëpecetë njëpërdorimëshe, të lajnë duart shpesh dhe të mbajnë një maskë.
Featured image of article: Çfarë mund të bëj nëse kam temperaturë, dhimbje fyti ose vështirësi në frymëmarrje? Dëgjoni me vëmendje këshillat e Ministrisë së Shëndetësisë Ministria e Shëndetësis dhe këshilla për koronavirus

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka dhënë sot disa këshilla se si të mbrohemi nga koronavirusi. Ministria këshillon që ata që kanë qenë në 14 ditët e fundit në vendet e prekura ose që kanë pasur kontakt me persona të sëmurë me COVID-19 që të telefonojnë në numrin 127, të qendrojnë në shtëpi dhe të përdorin kartëpecetë njëpërdorimëshe, të lajnë duart shpesh dhe të mbajnë një maskë.

Disa këshilla se si të mbroni veten nga Koronavirusi COVID-19: Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose pastrojini mirë ato duke i fërkuar me pastrues me bazë alkooli; Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart; Mënjanoni kontaktet e ngushta me këdo që ka temperaturë dhe kollë; Kontaktoni 127 nëse keni kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje dhe raportoni historinë e udhëtimeve nëse keni kryer kohët e fundit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shkon në 6 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Fillimisht rezultuan të infektuar dy persona, babë e bir, përkatësisht 54 dhe 28-vjeç. Ministria e Shëndetësisë njoftoi në orët e para të mëngjesit të sotëm se analizat e 3 familjarëve të tyre rezultuan pozitive. Po kështu, sipas ministrisë është i infektuar edhe një 31-vjeçar, i cili kishte shkuar në Milano. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Rama një ditë më parë dha urdhërin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivtetet deri më 3 prill.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment