Politike

Këshilla e Beqajt për qytetarët: Me maskë mos mbuloni veshët e sytë, por hundën e gojën

Beqaj ka deklaruar se me maskë qytetarët duhet të mbulojnë hundën dhe gojën, por jo veshët dhe sytë.

TIRANË- Deputeti Ilir Beqaj në seancën e sotme plenare ka dhënë një këshillë për qytetarët.

Deputeti i është është drejtuar qytetarëve dhe deputetëve në Kuvend që të vënë mirë maskën dhe të mbulojnë gojën dhe hundën e jo sytë e veshët. Ai nënvizoi se të gjithë duhet të ndjekim këtë këshillë, me qëllim që të mbrohemi nga COVID-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Me maskë të mbuloni gojën dhe hundën dhe jo sytë e veshët. Prandaj të ndjekim këshillat.  Nesër të hapim lisat, pushime të mbara në gusht dhe në maj 2021 shqiptarët të vlerësojnë secilin me votën e tyre.” tha Beqaj.

Mblidhet për herë të dytë këtë javë Kuvendi. Në seancën e sotme plenare  u  miratuan ndryshimet në buxhet dhe mbyllja e klubeve të natës gjatë kohës së pandemisë. Po kështu u ndalua edhe muzika pas orës 20:00. Ndërkohë, Balla u shpreh i prerë se nesër Kuvendi do të votojë për lista të hapura. Ndërsa Manastirliu theksoi se klubet e natës janë burim infeksioni dhe se MSH po përgatitet për hapjen e dy spitaleve të tjera COVID.

J.V/Dosja.al

Shto Koment